Panorama Sport (Albania)

Bytyçi: Ishte skenar, udhëheqja nuk e donte kampione Tiranën

Ish-futbollist­i i bardhebluv­e në vitin 1967

-

Luigj Bytyçi, një rekordmen titujsh me bardheblut­ë, thotë se Tirana u vodh. Sipas tij, sistemi i asaj kohe donte që titullin t’ia jepnin Dinamos dhe gjetën sebep duke i dënuar të dyja skuadrat e tjera të kryeqyteti­t. Fiks 55 vite nga ajo ngjarje, Luigj Bytyçi rrëfen ekskluzivi­sht për gazetën se çfarë ndodhi në derbin Partizani-17 Nëntori 1-2, të luajtur më 24 qershor të vitit 1967. “Për kampionati­n 1967-ës dhe mund t’ju them me bindje se ne e meritonim atë titull. Na dënuan padrejtësi­sht dhe e mori Dinamo në fund. Kjo dihet botërisht. Në 1967, mbaj mend që ne kemi qenë në korridor ku pati një përplasje me fjalë që nisi nga ata të Partizanit, sepse ne kishim fituar dhe nuk kishim pse bënim fjalë. Ka qenë Gim Dizdari i Kavajës, i cili provokoi Osman Memën. Aty në korridor ishim me Ben Bukovikun, Fatmir Frashërin dhe u krijua një antagonizë­m i asaj natyre, pa arsye. Ata të Partizanit bënin pak më shumë zhurmë, por gjithsesi u mbyll pa ndonjë gjë të rëndë kjo histori. Kur më pas shohim të nesërmen, ishte bërë kiameti. Ishte një gjë shumë e ekzagjerua­r. Unë mund të them se ishte protagoniz­mi ose dëshira e shokëve të udhëheqjes që Tirana të mos e merrte titullin. Ajo

Tiranë kishte një superskuad­ër. Ne jo vetëm kaq, pra jo vetëm kampionati­n, por e kemi marrë pesë herë me radhë kupën. Dua të them që kjo ishte e përgatitur. Unë tani që po flas me ju në telefon jam në tavolinë me një shokun tim që vjen gjithashtu nga bota e sportit. Ka qenë edhe shefi i sporteve të Elbasanit, Xhevahir Trushani. Dhe ai po qesh. E dini pse? Sepse e mori vesh gjithë bota që ngjarja ka qenë provokativ­e dhe është trajtuar disa herë nëpër gazeta, por konkluzion­i është se Tiranën nuk e deshi udhëheqja kampione atë vit”, deklaroi ndër të tjera për “Panorama Sport” ish-futbollist­i i Tiranës, Luigj Bytyçi.

 ?? ?? Luigj Bytyçi ish-futbollist i Tiranës
Luigj Bytyçi ish-futbollist i Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania