Panorama Sport (Albania)

“Kam nënën sëmurë”, Kukësi fiton gjyqin me sulmuesin brazilian

Zbulohet vendimi për Matheus Leira I mori klubit 20 mijë euro borxh dhe nuk ia ktheu

- JORGIS MEMO

Kukësi fiton gjyqin në FIFA me sulmuesin brazilian, Matheus Leira, i cili luajti 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola në Superiore gjatë sezonit 2020-2021. “Panorama Sport” zbulon historinë e pazakontë mes palëve, ku për shkak të një problemi familjar, lojtari u largua nga Kukësi më 19 mars 2021, por me një kusht që ishte parashikua­r në zgjidhjen e parakohshm­e të kontratës, e cila i skadonte më 17 shtator 2022. “Lojtari i kërkoi klubit të largohej menjëherë nga Shqipëria, sepse nëna e tij ishte e diagnostik­uar me kancer. Leira kërkoi borxh shumën prej 20 mijë eurosh, në mënyrë që ta përdorë për rastin e shëndetit të nënës. Kukësi i dha lojtarit 20 mijë euro kesh më 19.03.2021, ndërsa vendosi si kusht këto pika: 1. Nëse Leira nuk mund të kthehej më në Shqipëri, sepse duhet të jetë pranë

nënës së tij, të vazhdojë të aktivizohe­t në klubet braziliane të futbollit. Klubi deklaron se nuk do ta kërkojë më këtë vlerë dhe lojtari është i lirë të luajë në Brazil. 2. Nëse lojtari nuk kthehet në klubin e Kukësit dhe aktivizohe­t me ndonjë ekip tjetër të huaj (përveç skuadrave braziliane), ai është i lirë të luajë me klubin e ri, por duhet të paguajë borxhin ndaj Kukësit në vlerën 20 mijë euro brenda 30 ditëve nga data e aktivizimi­t të tij me ekipin përkatës. Për çdo ditë vonesë lojtari deklaron se do të paguajë një gjobë prej 0.5%”, citohet ndër të tjera në vendimin e FIFA-S për marrëveshj­en që kishte bërë Kukësi

dhe Mateus Leira në momentin kur ky i fundit u largua nga ekipi. Por çfarë ndodhi më pas? Më 21 qershor 2021, në sistemin ndërkombët­ar të transferim­eve rezulton se Leira kishte lidhur një kontratë pune me klubin japonez, Kataller Toyama. Në këto kushte, Kukësi njoftoi menjëherë lojtarin 27-vjeçar

që t’i kthente borxhin, por kjo nuk ndodhi pas 30 ditëve nga momenti që braziliani kishte firmosur në Japoni. Klubi verilindor e dërgoi çështjen në FIFA dhe Dhoma e Zgjidhjes së Konfliktev­e mori këtë vendim më datë 16 shkurt 2022: “Padia Futboll Klub Kukësi është e pranueshme. Pala përgjegjës­e, Matheus Leiria, duhet t’i paguajë paditësit shumën 20 mijë euro plus 18% interes. Nëse pagesa e plotë nuk është bërë brenda 45 ditëve, lojtari nuk do të aktivizohe­t deri në momentin kur të paguhet shuma. Dënimi maksimal për të paditurin do të jetë deri në gjashtë muaj”.

 ?? ?? Matheus Leira, ish-sulmuesi i Kukësit në sezonin 2020-2021
Matheus Leira, ish-sulmuesi i Kukësit në sezonin 2020-2021

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania