Panorama Sport (Albania)

Faslliu merr “timonin” e Turbinës, klubi zyrtarizon edhe drejtorin

- MARIGLEN MIRAKA

Nuk humbasin kohë në Cërrik, prezantohe­t struktura e re drejtuese. Është zgjedhur trajneri dhe drejtori i ri klubit, por ndryshimet kanë prekur edhe akademinë. Turbina i ka idetë të qarta për sezonin e ri, ndaj po ndërhyn në çdo drejtim. Presidenti Gentjan Gjoka ka vendosur përfundimi­sht për “timonierin” e ri. Do të jetë Adriatik Faslliu, që sezonin e fundit e mbylli te Butrinti. Duhet thënë se bëri një punë të mirë, ndonëse sarandjotë­t ranë. Në krah të tij është emëruar Albion Miraka, një djali i ri, por me perspektiv­ë të mëdha. Drejtor i përgjithsh­ëm i klubit do të jetë Ardi Gjançi, i cili rikthehet te Turbina pas dy vitesh mungesë. Drejtor sportiv mbetet Alfred Allamani,

një emër shumë i njohur për futbollin cërrikas. Shefi i klubit po ashtu nuk lëviz, është Engjëll Belshi. Për sa u përket ekipeve të moshave, U-19 do ta drejtojë Amarildo Hoxha, një ish-lojtar i Turbinës tashmë me profesion doktor. U-17 trajner i jepet Ilir Cërrikut, edhe ky një ish-futbollist i ekipit të Turbinës

vite më parë. U-15 do të ketë trajner Andi Bibon. Turbina shumë shpejt do të hapë edhe një ekip femrash këtë sezon të ri, pasi është kusht edhe nga FSHF-JA. Ndërsa trajnerët e ekipeve të moshave të tjera akoma nuk janë vendosur ende, por do të zbardhen në vazhdim. Bashkia Cërrik ka ndërhyrë edhe në in

frastruktu­rë. Ata po ndërtojnë një fushë në Shtërmen, fare pranë qytetit. Qëllimi është që skuadra të evitojë stërvitjet në kryeqytet, siç ka ndodhur vitet e fundit. Drejtuesit po aranzhohen që ajo të jetë gati sa më shpejt. Ky terren do të jetë ndihmë edhe për akademinë.

 ?? ?? Adriatik Faslliu, trajneri i ri i Turbinës
Adriatik Faslliu, trajneri i ri i Turbinës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania