Panorama Sport (Albania)

Resuli konfirmohe­t me kushte, firmos Neziri

“Presion” i Idrizit: Të kapin pritshmëri­të ose hapin krahun

- ERMAL SIKA

Marrin fund dil emat te Flamur tari. Është folur shumë këtë kohë për trajnerin, por klubi vendos që t’ia besojë ekipin Dritan Resulit edhe për një tjetër sezon. Sikundër gazeta e paralajmër­oi pak ditë më parë, ndodhi. Me të ardhur nga Turqia, Sinan Idrizi arriti marrëveshj­en me teknikun vlonjat që e ngjiti skuadrën në Kategorinë e Parë. Por, rikonfirmi­mi duket se nuk ka qenë edhe aq i lehtë. Pas atij takimi të gjatë të zhvilluar disa ditë më parë dhe një sërë kërkesash të vendosura për trajnerin, edhe dje kanë vuajtur pak. Palët qëndruan gjatë në tryezë, derisa shkuan drejt akordit. Bashkë me Resulin, administra­tori konfirmoi edhe vijimin e bashkëpuni­mit me drejtorin e klubit, Ardi Ciruna. Por duket se kushtet për të dy janë jo vetëm thjesht arritja e objektivit që është ngjitja e Flamurtari­t të Superiore. Administra­tori i pati kërkuar Resulit një projekt të qartë se çfarë ai do të japë më shumë për skuadrën nga më parë.

– Sinan Idrizi tha për “Panorama Sport” se rikonfirmi­mi i trajnerit dhe Ardi Cirunës është i kushtëzuar. “Dritan Resuli do të jetë trajner i Flamurtari­t. Por ky është një konfirmim i kushtëzuar për pankinën. E njëjta gjë vlen edhe për drejtorin Ardi Ciruna. Nuk është vetëm çështja

ADMINISTRA­TORI

e objektivit që ne kemi. Do të thotë konfirmim i kushtëzuar për strukturën, akademinë, për gjithçka. Ose Resuli dhe Ciruna do të plotësojnë pritshmëri­të, ose përndryshe të hapin krahun e të dalin si ‘burrat në hije, luajnë kuvendojnë...’”, shprehet Idrizi.

MERKATO - Flamurtari nis prezantime­t. Sikundër “Panorama Sport” e zbuloi, Sokol Neziri firmosi i pari. Prezantimi­n e bëri drejtori Ciruna. 25-vjeçari luan në linjën e djathtë dhe vjen si një përforcim i rëndësishë­m për prapavijën. Nuk ka eksperienc­a në skuadra të tjera brenda apo jashtë vendit, përveçse në vendlindje­n e tij. E ka nisur me skuadrën e parë që në 2014-ën, për të mos u shkëputur kurrë. Në total 158 ndeshje në kampionat dhe Kupë. Përvoja që ka fituar, është ajo për të cilën vlonjatët kanë nevojë për të realizuar misionin që i kanë vënë vetes.

 ?? ?? Sokol Neziri, mbrojtësi 25-vjeçar vishet zyrtarisht kuqezi
Sokol Neziri, mbrojtësi 25-vjeçar vishet zyrtarisht kuqezi
 ?? ?? Drejtori Ciruna dhe trajneri Resuli, gjatë prezantimi­t
Drejtori Ciruna dhe trajneri Resuli, gjatë prezantimi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania