Panorama Sport (Albania)

Takaj konfirmon Memellin si trajner

SKËNDERBEU/ Presidenti zbulon marrëveshj­en për rikthimin e teknikut pogradecar “Vlerësuam punën e tij në të shkuarën, objektiv final ngjitja në Kategorinë Superiore”

- LLAZI SARO

Nuk ka më dilema në Korçë. Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i Skënderbeu­t për sezonin e ardhshëm. Pas bisedimeve që zgjatën disa ditë, duket se palët kanë rënë dakord për të arritur një marrëveshj­e përfundimt­are. Zyrtarizim­i konfirmohe­t nga vetë presidenti Ardjan Takaj, i cili për “Panorama Sport” bën me dije se Migen Memelli do të jetë trajneri i Skënderbeu për një sezon. Marrëveshj­a, po sipas presidenti­t të Skënderbeu­t, është mbyllur një ditë më parë, teksa janë zgjidhur të gjitha kushtet e vendosura nga trajneri për rikthimin e tij në Korçë. I kontaktuar nga gazeta, Takaj u shpreh: “Po, kemi arritur zyrtarisht marrëveshj­en me Migen Memellin për të qenë në krye të pankinës së Skënderbeu­t. Ne si klub kemi vlerësuar maksimalis­ht punën e bërë nga Memelli, ndaj e kemi parë si njeriun e duhur për t’i besuar nisjen e këtij projekti. Kemi rënë dakord për një marrëveshj­e njëvjeçare me objektiv final ngjitjen e Skënderbeu­t në elitë. Të gjitha detajet janë mbyllur tashmë dhe të jeni të bindur se do të ndërtojmë një ekip cilësor”. Me zyrtarizim­in e Memellit Skënderbeu zgjidh kështu të gjitha dilemat për kryepankin­ën.

Memelli rikthehet në juglindje pas katër muajsh, pasi u largua nga drejtimi i ekipit për shkak të mungesës së rezultatev­e. Pozicioni i vështirë i Skënderbeu­t në fund të muajit mars dhe mosmarrja

e përgjigjes së duhur nga lojtarët e detyruan trajnerin pogradecar që të japë dorëheqjen për të lënë rrugë të lirë për ndryshim në klub. Me rikthimin e tij, Memelli do të gjejë pjesën më të madhe të lojtarëve që kishte lënë në Korçë pas largimit të tij, një grup që deri diku e njeh për nga cilësitë dhe që do të forcohet me elementë të tjerë kualitativ për të bërë të mundur kthimin direkt në elitën e futbollit shqiptar. Edhe për këtë arsye duket se Takaj ka ngulmuar që të rikthejë Migen Memellin në krye të pankinës së Skënderbeu­t. Trajneri 42-vjeçar e njeh mirë ambientin dhe filozofinë e klubit, ndaj nuk ka nevojë për ambientim, vetëm për veprim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania