Panorama Sport (Albania)

E kërkon Apolonia dhe Lushnja, Dalipi: Nuk vendos pa bekimin e presidenti­t Demi

Trajnerin elbasanas e joshin ofertat, por lë në pritje myzeqarët

-

Apolonia është shumë e përqendrua­r në zgjedhjen e trajnerit të ri. Presidenti Koço Kokëdhima po përpiqet që ekipi ta ketë sa më shpejt “timonierin” e ri. Janë disa emrat e lakuar si kandidatë për trajner të Apolonisë, ku mes tyre spikat edhe ish-sulmuesi elbasanas, Klevis Dalipi. Për “Panorama Sport”, trajneri Dalipi pohoi se ambicia e tij është drejtimi i skuadrave me traditë në futbollin shqiptar, ku përveç Apolonisë shërbimet e tij i kërkon edhe Lushnja, por ai kërkon të marrë edhe pak kohë për të vendosur se drejtimin e cilit ekip do të marrë, ku sezonin e fundit e mbylli si trajner i Partizani U-21.

Si ish-trajner i disa skuadrave në futbollin shqiptar, cili është plani i Klevis Dalipit për të drejtuar në sezonin e ri? Drejtimi i skuadrave me traditë në futbollin shqiptar është ambicia ime kryesore. E dëshiroj shumë presionin e garës dhe njëkohësis­ht konkurrenc­ën në kampionat. Lufta për arritjen e objektivit nga skuadra të jep vetvetiu mbështetje tjetër në objektivin personal dhe veçanërish­t për t’u rikthyer sërish si trajner në elitë.

Emri juaj po lakohet në dy pankina të rëndësishm­e, tek Apolonia dhe Lushnja. Sa e dëshironi ju drejtimin e njërës prej dy skuadrave të njohura

të futbollit shqiptar?

E vërtetë, dhe më vjen shumë mirë që dy skuadra me traditë në futbollin shqiptar dëshirojnë shërbimet e mia si trajner. Por ndihem edhe i vlerësuar duke ditur dhe njohur objektivat e klubeve respektive. Historia dhe lavdia e këtyre dy ekipeve është e padiskutue­shme në futbollin shqiptar. Prandaj, ofertave të Apolonisë dhe Lushnjës u kam dhënë rëndësinë e duhur dhe në një moment të dytë do të mbaj një qëndrim përfundimt­ar.

Kur do ta merrni vendimin përfundimt­ar dhe sa shanse ka Apolonia?

Së pari, dua të theksoj se asnjë ekip nuk është i avantazhua­r në përzgjedhj­en time përfundimt­are. Gjithashtu, në këtë moment merkatoje do të ketë edhe vonesa në vendimmarr­je, pasi vendimi përfundimt­ar kërkon kohë. Besoj dhe uroj shumë që pas takimit në vazhdim me presidenti­n e Partizanit, Gaz Demi, të kemi një konkretizi­m. Apolonia ka një ekip me moshë relativish­t të re. A duhet ndërhyrë në merkato me

blerjen e disa lojtarëve me eksperienc­ë?

E vërtetë që Apolonia ka një ekip me moshë relativish­t të re. Por, të mos harrojmë se këta të rinj kanë vite që stërviten me njëri-tjetrin dhe kjo është pozitive për skuadrën e parë. Djemtë fierakë vit pas viti kanë fituar më shumë eksperienc­ë dhe kanë bërë shumë mirë në Kategorinë e Parë, dhe jo vetëm. Pa marrë drejtimin e skuadrës fierake, nuk mund të flas për merkaton e verës dhe afrimet e mundshme.

Mendoni se në sezonin e ri Kategoria e Parë do të jetë kampionati më i fortë që është zhvilluar ndonjëherë në këtë nivel?

Do të jetë një garë shumë e fortë, aq sa parashikoj se çdo javë e kampionati­t do të jetë përcaktues­e. Kategoria e Parë është rritur shumë, sidomos në vitet e fundit. Gjithashtu, duke parë skuadrat që marrin pjesë në inferiore, është e qartë se shumë skuadra do të luftojnë për dy vende të sigurta në Superiore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania