Panorama Sport (Albania)

Partneret e kuqezinjve, shumica janë të... huaja

Bolivi, Spanjë e Turqi, ja ku është shënuar “goli i jetës” S’mungojnë bashkëshor­tet shqiptare, ndërsa një pjesë singëll

-

Tashmë jemi në një periudhë push imesh pasi sezoni futbollist­ik ka mbaruar dhe lojtarët e Kombëtares kanë gjetur kohën për t’u relaksuar disi me familjarët e tyre, partneret e tyre, të dashurat dhe ka nga ata që nuk janë akoma në një lidhje. Ajo që bie në sy duke i renditur të gjithë lojtarët është fakti që shumica prej tyre “gjysmën tjetër” e kanë zgjedhur të huaj, kjo edhe për shkak të vendit ku ata luajnë, pasi pothuajse të gjithë jetojnë jashtë. Boliviane, spanjolle, kroate dhe nga shumë shtete të tjera, më poshtë janë renditur se cilat janë partneret e lojtarëve të Kombëtares.

ELHAN KASTRATI DHE LAURA KAMPLONE -

Portieri shqiptar që debutoi në miqësoren e fundit me Kombëtaren prej kohësh është në një lidhje me Laura Kamplonen, e cila ka një të veçantë pasi është nga Bolivia. Ajo është aktive në rrjetet sociale duke postuar vazhdimish­t foto me Elhanin dhe gjithashtu e angazhuar në një linjë rrobash e vendosur në Itali.

FREDERIK VESELI DHE ELEONORA - Mbrojtësi i Salernitan­ës nuk ka shumë kohë që ka zbuluar partneren e tij, Eleonorën, e cila është italiane. Ata kujdesen për jetën private dhe e vetmja mënyrë për të mësuar diçka më shumë, është kur ata vendosin të postojnë në rrjete sociale. Në “Instagram” ditën e djeshme kanë postuar një foto teksa shihen në dasmën e Di Lorencos, mbrojtësit të Napolit.

BERAT GJIMSHITI DHE ALISA MENKOVIÇ - Bashkëshor­tja e mbrojtësit të Atalantës është lindur dhe rritur në Zyrih. Fëmijëria e saj ka kaluar duke pikturuar dhe kaluar kohë në natyrë. Ajo është diplomuar për ekonomi dhe dizajn, ndërkohë që këtë të fundit po e ushtron me një linjë veshjesh luksoze, me qendër në Zvicër, të cilën e ka lançuar së fundmi. Së bashku, çifti ka një djalë të quajtur Lion.

TOMAS STRAKOSHA DHE ESTER ADOJA ASIEDU - Strakosha dhe modelja braziliane kanë pak kohë që kanë bërë publike lidhjen e tyre.

Ajo është në krah të portierit të Kombëtares dhe ndan jetën e saj mes tri qyteteve, Londrës, Hamburgut dhe Athinës, duke punuar për shumë firma të njohura të modës. Aktualisht, ata po pushojnë në ishullin e Kretës në Greqi, bashkë më vëllain e Tomasit.

ADRIAN ISMAJLI DHE MATEA BESLIÇ - Ismajli jeton në Toskanë sepse është pjesë e skuadrës së Empolit. E dashura e tij kroate 4 vjet më e madhe (29 me 25) me të cilën po kalon pushimet e verës në Greqi quhet Matea dhe po ashtu si mbrojtësi është e lidhur me futbollin, pasi mban postin e presidente­s së ekipit të femrave të ZNK Hajduk Splitit.

IVAN BALLIU DHE MARTA SOLER - Bashkëshor­tja spanjolle e Ivan Balliut. Mbrojtësi është në lidhje prej 10 vitesh dhe në 2017-ën u kurorëzuan në martesë. Ata janë prindër të një djali 4 vjeçar.

MARASH KUMBULLA DHE GRETA MANXATO - Ajo është në lidhje me mbrojtësin e Romës prej më shumë se tre vjetësh. Shfaqen shumë të dashuruar në rrjete sociale duke postuar shpesh kudo ku janë bashkë.

GENTIAN SELMANI DHE DENIZ HOSCAN

Portieri përveç futbollit ka gjetur edhe dashurinë e tij në Turqi. Ajo quhet Deniz Hoscan dhe mban në profilin e saj në “Instagram” foton me Gentianin.

QAZIM LAÇI DHE MARINE VINÇETI

Lojtarit që luan në ishullin e Korsikës i ka rrëmbyer zemrën francezja Marine, së cilës nuk i kursen disa zemra në komentet e fotove të saj në “Instagram”.

REI MANAJ DHE KRISTINA - Ai e prezantoi para ndjekësve në rrjetet sociale pak kohë më parë me një postim nga Firence. E dashura e Rei Manajt quhet Kristina dhe është spanjolle.

Janë tetë lojtarë ata që i kanë bërë publike lidhjet e tyre me në krah një partnere shqiptare, ku disa prej tyre janë bërë edhe me fëmijë. Ndërkohë, një pjesë e mirë e lojtarëve kuqezinj nuk janë akoma në një lidhje. Bajrami, Broja, Bare janë dhe shumë të tjerë po shijojnë jetën si beqarë.

 ?? ??
 ?? ?? Frederik Veseli dhe Eleonora
Frederik Veseli dhe Eleonora
 ?? ?? Rei Manaj dhe Kristina Dias
Rei Manaj dhe Kristina Dias
 ?? ?? Ivan Balliu dhe Marta Soler
Ivan Balliu dhe Marta Soler

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania