Panorama Sport (Albania)

Njukasëll, kërkesë zyrtare Çelsit për Armando Brojën

20-vjeçari objektiv kryesor, financat nuk janë problem Lestër i bashkohet garës, sulmuesi në listën e Roxhersit

-

Sezoni i kaluar me Sauthempto­nin duket se ka bërë që për Armando Brojën të ketë interesime të mëdha si brenda ashtu edhe jashtë Anglisë. Shumë klube të Premier Ligës kërkojnë shërbimet e sulmuesit, por jo vetëm nga Anglia, pasi ai kërkohet edhe nga Napoli. Së fundmi, sipas asaj që shkruan “The Sun”, është Njukasëlli që ka rihyrë seriozisht në garë për të firmosur me shqiptarin. Klubi që ka ndërruar pronësi muajt e fundit, duke mos e pasur problem pjesën e financave, ka dërguar një kërkesë zyrtare te Çelsi për të marrë informacio­n rreth Brojës, duke mësuar edhe kushtet që kanë londinezët për të shitur 20-vjeçarin. Objektivi i tyre kryesor, sulmuesi Ekitike, refuzoi kalimin në janar në Angli dhe mbylli sezonin te Reims, ndërsa tani është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me të, pasi edhe shumë ekipe të mëdha si Bajerni, PSG dhe Reali i Madridit kanë hyrë në lojë. Kështu që Njukasëlli nuk ka humbur kohë dhe ka kthyer në prioritet nënshkrimi­n me Armando Brojën.

INTERESIME­T E TJERA

- Në Premier Ligë, klube si Uest Hem, Notinghem dhe Everton janë të gatshme për të siguruar shërbimet e yllit shqiptar. Një tjetër klub i madh anglez i është bashkuar kësaj gare për të afruar 20vjeçarin në skuadër. Bëhet fjalë për Lestërin, që u shpall kampion i Premier Ligës në vitin 2016. “Dhelprat” po mendojnë të ndërtojnë një skuadër për të ardhmen dhe të shpresojnë sërish për një mrekulli si ajo e 6 viteve më parë. Kështu, Broja është në listën e të dëshiruarv­e nga Brendën Roxhers, gjithsesi 30 milionë eurot e kërkuara nga Çelsi duket se janë një pengesë për Lestërin, siç bënë me dije “Daily Mail”.

 ?? ??
 ?? ?? Tomas Strakosha dhe Esther Adoja Asiedu
Tomas Strakosha dhe Esther Adoja Asiedu
 ?? ?? Marash Kumbulla dhe Greta Manxato
Marash Kumbulla dhe Greta Manxato
 ?? ?? Elhan Kastrati dhe Laura Kamplone
Elhan Kastrati dhe Laura Kamplone
 ?? ?? Berat Gjimshiti dhe Alisa Menkoviç
Berat Gjimshiti dhe Alisa Menkoviç
 ?? ?? Adrian Ismajli dhe Matea Besliç
Adrian Ismajli dhe Matea Besliç
 ?? ?? Qazim Laçi dhe Marine Vinçeti
Qazim Laçi dhe Marine Vinçeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania