Panorama Sport (Albania)

Derbi Madrid-barcelonë për garën e Spanjës

Kryeqyteta­sit duan t’i marrin eventin Katalonjës Kërkesë zyrtare për të pritur Çmimin e Madh 2026

- ARTIN LLESHAJ

Madridi dëshiron që të bëhet kryeq yteti spanjoll edhe për Formulën 1. Qeveria e qytetit që numëron mbi 3 milionë banorë, i ka dërguar një letër “Formula One Group” dhe Stefano Domenikali­t, ku shpreh kandidatur­ën për të pritur një Çmim të Madh të Formulës 1 në vitet e ardhshme. Spanja, siç dihet, e ka një garë në kalendar që zhvillohet gjithnjë në cirkuitin e Montmelosë, në afërsi të Barcelonës, pistë që pret gjithashtu edhe gara të Moto Gp-së. Organizato­rët katalanas e kanë rinovuar kontratën e tyre me Formulës 1 deri në vitin 2026, kështu që në horizont parashikoh­et një tjetër derbi me Madridit, rival historik edhe në futboll.

SI MAJEMI – Propozimi i madrilenëv­e tashmë do të

merret në shqyrtim nga Formula 1, që kohët e fundit po merr kandidatur­a të ngjashme nga çdo cep i botës, që dëshmon një interes në rritje nga ana e publikut që mbush cirkuitet, por edhe nga ata që e ndjekin në televizion. Këtë vit në Formulën 1 kemi pistën debutuese të Majemit, që ka organizuar një garë në zonën e qytetit, ndërsa në vitit 2023 do të jetë radha për Las Vegasin.

FERRARI DHE RED BULLI – Në rastin e Madridit ideja nuk është për të garuar në një pistë qytetase siç është ajo e Montekarlo­s, por për të ndërtuar një cirkuit të ri në Morata de Tajuna, zonë jugore e qytetit. Bërja publike e kandidatur­ës kaq herët për një garë në vitin 2026 është më se normale, nëse marrin në konsiderat­ë faktin se Majemit iu dehën 5 vite për ta finalizuar me sukses projektin. Formula 1 konfirmon se po kalon një moment të mirë pas ardhjes së pronarëve të rinj amerikanë të “Liberty Media”, ndërsa dueli ndërmjet Ferrarit të Sharl Lëklerkut dhe Red Bullit të Maks Vershtapen­it i ka dhënë një shtysë akoma më të madhe.

 ?? ?? Cirkuti i Katalonjës
Cirkuti i Katalonjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania