Panorama Sport (Albania)

Të gjithë në ndjekje të Milanit, Seria A kalendar me risi

I Milanos sërish më 5 shkurt Ekipet me pikë të barabarta, titulli me ndeshje shtesë

- ARTIN LLESHAJ

Seria A 2022-2023 tashmë ka marrë zyrtarisht formë, teksa mesditën e djeshme është hedhur shorti i sezonit të ri. Një kampionat që do të fillojë më shpejt se vitet e tjera, kjo për shkak të Kupës së Botës që do të mbahet gjatë dimrit në Katar nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor.

KUR NIS SEZONI 2022-2023

Java e parë e kampionati­t të ri të Serisë A do të startojë në fundjavë në datat 13-14 gusht, me ekipet që do t’i ndezin motorët shumë më herët sesa kanë bërë zakonisht në edicionet e kaluara. Në muajin gusht do të luhen tri javë të kampionati­t.

KUR PËRFUNDON SEZONI 2022-2023

Seria A do ta ulë siparin me javën e fundit që do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën në datat 3-4 qershor 2023, pra sezoni do të mbyllet dy javë më vonë se kampionati i fundit.

DATAT E NDESHJEVE NË MESJAVË

Do të jenë katër javët që Seria A do të luajë në mesjavë gjatë këtij edicioni. Sipas kalendarit ekipet do të zbresin në fushë gjatë mesjavave duke nisur që nga 31 gushti 2022, për të vijuar me 9 nëntorin 2022, 4 janarin 2023 dhe 3 majin 2023.

PAUZAT E KOMBËTAREV­E

Seria A 2022-2023 do të ndalet për impenjimet e kombëtarev­e për ndeshje miqësore dhe ato të Ligës së Kombeve, nga data 19 shtator deri më 27 shtator 2022 dhe nga data 20 mars deri më 28 mars 2023.

DATAT PËR T’U RRETHUAR

5 shkurti do të jetë një datë e rëndësishm­e edhe për sezonin e ri të Serisë A. Për ironi të fatit edhe këtë herë derbi Intermilan do të luhet ekzaktësis­ht në të njëjtën datë, fiks një vit pas asaj dopiete të Olivier Zhirusë, i cili shtriu në tokë zikaltrit, duke i hapur rrugën shtatë herë kampionëve të Europës drejt fitimit të Skudetos. Gjithashtu edhe 28 maji do të jetë një datë speciale, teksa do të vendosë përballë Juventusin dhe Milanin në javën e parafundit të kampionati­t. Në të njëjtën datë, në vitin 2003, Juve-milan u luajt për finalen e Ligës së Kampioneve, teksa atëherë ruleta e penalltive u buzëqeshi kuqezinjve, të cilët fituan trofeun. E tashmë në të njëjtën datë, 20 vite më vonë, dy skuadrat më të mëdha të Italisë do të sfidohen sërish, në një sfidë që mund të vendosë edhe fatet e titullit. Ndërkohë, për t’u veçuar është edhe fakti se kampionët e Italisë do t’i luajnë në shtëpi gjatë fazës së parë sfidat kundër Interit, Napolit dhe Juventusit, të gjitha para pauzës së Botërorit. Kështu që për skuadrën e Stefano Piolit parashikoh­et një fazë e dytë shumë e fortë, me vetëm përballjen ndaj Romës në shtëpi, më 30 prill. Juventus-inter është në program në javën e 13-të më 6 nëntor, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 19 mars. Zikaltrit, tri javë nga fundit i kampionati­t do të presin gjithashtu Napolin në shtëpi.

BOTËRORI, KUR FRENOHET DHE RINISET

Seria A 2022-2023 do të ketë një pauzë prej rreth 52 ditësh, kjo për shkak të Kampionati­t Botëror në Katar, event që do të zhvillohet nga 18 nëntori deri më 21 dhjetor. Kështu java e fundit para ndalesës do të jetë më 13 nëntor 2022, për të rikthyer më pas sipas kalendarit më datat 3, 4 dhe 5 janar 2023 me takimet që do të luhen në mesjavë.

KALENDARI ASIMETRIK, SI FUNKSIONON

I aplikuar për herë të parë gjatë sezonit të kaluar, edhe në këtë edicion Seria A do të ketë një kalendar asimetrik, i cili parashikon që ndeshjet e fazës së parë të mos jenë me të njëjtin rend me ato të fazës së dytë. Ndërsa gjatë shortit të djeshëm u vendosën si gjithnjë kriteret që çiftet Empoli-fiorentina, Inter-mlan, Juventus-torino, Lacio-roma dhe Napoli-salernitan­a të mos luajnë në të njëjtën javë në shtëpi, pra të kenë takime të alternuara, duke qenë nga i njëjti qytet apo rajon. Gjithashtu nga shorti u hoqën përballjet në mesjavë ndërmjet Milanit, Interit, Napolit, Juventusit, Lacios, Romës dhe Fiorentinë­s. Derbet gjithashtu u përjashtua­n si ndeshje që mund të luhen në mesjavë. Klubet që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve

(Milani, Interi, Napoli, Juventusi) nuk mund të ndeshen me ekipet pjesëmarrë­se në Ligën e Europës (Lacio, Roma) dhe ekipet e Ligës së Konferencë­s (Fiorentina) në javë të kampionati­t para ndeshjeve të Kupave të Europës.

RISIA, NJË FINALE SHTESË MES DY TË PARAVE NË RAST BARAZIE PIKËSH

Duke nisur nga ky sezon, nëse dy skuadra e mbyllin kampionati­n me kuotë të barabartë pikësh, do të ketë ndeshje shtesë për ta vendosur titullin, pra do të luhet një finale. Kështu që nga sezoni 2022-2023 nuk do të merren më në konsiderat­ë përballjet direkte apo golavarazh­i, siç ka ndodhur në edicionet e kaluara. Gjithashtu ndeshje shtesë do të ketë edhe për rënien nga kategoria, nëse dy ekipe e mbyllin me kuotë të barabartë pikësh. Ndërkohë, nëse në fund të kampionati­t

do të jenë me pikë të barabartë tri apo më shumë skuadra, atëherë do të përdoren këto kritere: 1- Pikët në përballjet direkte. 2Diferenca­ve e golave në përballjet direkte. 3- Diferenca e përgjithsh­me e golave. 4- Golat e përgjithsh­ëm të shënuar. 5- Shorti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania