Panorama Sport (Albania)

121 vite futboll, ja të gjitha rekordet në Itali

Nga pathyeshmë­ria te golat, njihni pikantet e Serisë A Interi më shumë fitore radhazi, Juvja s’humb në debutim

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Çdo ndeshje futbolli është një histori më vete, imagjino një sezon i tërë i Serisë A. Prandaj, edhe ky i 121-ti që pritet të startojë fundjavën e 13-14 gushtit do të ketë një mori me histori e kapituj për të shkruar, por pse jo edhe rekorde të reja për të vendosur. Nga skuadrat e pamposhtur­a në një sezon të plotë tek ekipi që ka grumbullua­r më tepër pikë... Nga 125 golat e pakapshëm të Torinos te lojtari me më shumë dopieta e tripleta... Prandaj, nëse një skuadër apo një futbollist i Serisë A sivjet ka nevojë për frymëzim mjafton që të lexojë rekordet më të mëdha ndër vite për të zbritur i karikuar në fushën e lojës, në këtë sezon të ri.

- Rekordi i fitoreve radhazi i përket Interit, me 17 të tillë, i vendosur mes tetorit 2006 dhe shkurtit 2007.

- Rekordi i pathyeshmë­risë është i Milanit, me 58 ndeshje pa shijuar humbjen. Kjo seri e frikshme u vendos mes majit të vitit 1991 dhe marsit 1993.

- Ka fitues, por ka edhe humbës rekordmenë si Bresha, e cila mes shkurtit 1995 dhe gushtit 1997 (mes harkut të dy kampionate­ve të Serisë B), pësoi 16 disfata radhazi.

- Ka edhe skuadra të pathyeshme në një sezon të plotë, por ato janë me pikatore, më saktë vetëm tri të tilla: Juventusi 2011-2012 (38 ndeshje dhe në fund kampion); Milani 1991-1992 (34 javë dhe në fund kampion) si dhe Peruxha 1978-1979 (30 javë, por në fund titullin e fitoi Milani).

- Rekordi i pikëve në një sezon të vetëm, në epokën e 3 pikëve për fitore (nga 19941995), i përket Juventusit të Antonio Kontes (sezoni 2-132014, 102 pikë).

- Ka rekord pozitiv, por ka dhe negativ pikësh (sërish në epokën e tri pikëve për ndeshje). Primatin e mban Bresha e sezonit 1994-1995, e cila mundi të grumbulloj­ë vetëm 12 të tillë pas 34 javëve.

- Nëse marrim tri rezultatet e mundshme që garanton një ndeshje dhe për një vit të plotë futbollist­ik, atëherë skuadra me numrin më të madh të fitoreve është Juventusi në 2013-2014 me 33 suksese; Mantova me rekord barazimesh në 1966-1967 (22) dhe Benevento në sezonin 2017-2018 është skuadra me rekordin e humbjeve sezonale, 29 të tilla.

- Lidhur me golat, skuadra që ka mundur të shënojë më shumë në një sezon të vetëm është Torino 1947-1948 me 125 realizime, ndërsa ekipi që ka pësuar më shumë në një sezon është Krotone në 20202021 (92 gola).

- Futbolli është edhe nerv, tension, prandaj kur “amperi” rritet bën që Napoli i sezonit 1997-1998 dhe Verona e 2000-2001 janë dy skuadrat me më shumë kartonë të kuq (17 të tillë) në historinë e Serisë A.

- Ky që starton do të jetë edicioni numër 121 i Serisë A, i cili si skuadrën më fituese në ndeshjen hapëse të tij ka parë Juventusin me 58 të tilla.

- Deri më sot, numri më i madh i golave që një futbollist ka shënuar në një sezon të Serisë A është 36 dhe ai ndahet mes dy bomberave: Gonzalo Higuainit me Napolin në 2015-2016 dhe Çiro Imobile me Lacion në 2019-2020.

- Të shënosh shumë dhe shpesh është bukur, por të shënosh më shumë se një gol për ndeshje, pra dy e sipër është diçka që bën shumë zhurmë. Prandaj, lidhur me bomberat e shumëfisht­ë në Serinë A, brenda një sezoni, rekordin e dopietave e mban Oliver Bierhof (10 të tilla me

Udinezen në 1997-1998); rekordi i tripletave është i ndarë mes Xhuzepe Meacës (Inter 1929-1930), Guaita (Roma 1934-1935), Valentino Macola (Torino 1946-1947), Nyers (Inter 1950-1951), Pedro Manfredini (Roma 1960-1961) dhe Omar Sivori (Juventus 19601961), që të gjithë në kuotën 4.

- Një ndeshje fitohet edhe nga vendi, pra duke përdorur të gjithë klasin e mundshëm nga një goditje dënimi. Rekordi i golave me top të ndalur brenda një sezoni mbahet nga 4 futbollist­ë: Kristiano Lukareli (Livorno 2004-2005), Alesandro del Piero (Juventus 2008-2009), Françesk Lodi (Katania 2012-2013) dhe Andrea Pirlo (Juventus 20122013), që të gjithë me 5 realizime me goditje dënimi.

- Nga toka në ajër... Ka specialist­ë edhe të goditjes, ku i paarritshë­m është Luka Toni, i cili në sezonin 2005-2006, arriti që me Fiorentinë­n brenda sezonit të shënojë 12 gola me kokë.

- Është bukur të shënosh, por nëse nuk ke shokë skuadre që ta bëjnë më të lehtë këtë punë, atëherë është gjithçka e kotë. Asistmeni më i mirë deri më sot është Alehandro “Papu” Gomez, i cili me Atalantën e mbylli sezonin 20192020 në kuotën e 16 asisteve.

- Në futboll një rol specifik dhe shumë të vlefshëm ka edhe portieri, pasi shpesh pritjet e tyre vlejë sa një gol, ndoshta edhe më shumë sesa një gol. Prandaj, nëse marrim ata që kanë mbajtur më tepër portën e paprekur brenda një sezoni, ky rekord i përket Xhanluixhi Bufonit me Juventusin në 2012-2013 e 20152015 si dhe Morgan de Sanktisit me Romën në 2013-2014, të cilët mbyllën 21 takime pa pësuar gol. Ndërkohë, portieri që numëron numrin më të madh të golave të pësuar në një sezon është Kordaz, i cili në 2020-2021 me Krotonen pësoi 91 na 92 golat në total të skuadrës së tij.

- Kartonët me ngjyra të ndryshme janë një “semafor” i rrezikshëm në futboll, por ka nga ata që nuk kanë frikë t’i marrin. Lojtari i ndëshkuar me më shumë të verdhë në historinë e një sezoni të Serisë A është Daniele Konti (16 me Kaljarin në 2012-2013), ndërsa lojtarët më shpesh të përjashtua­r janë Luixhi Apolloni (Verona 2000-2001) dhe Gabriel Paleta (Milan 20162017) me 5 të kuq secili.

- Seria A ka njohur adoleshent­ë që kanë shkelur fushat e saj, ku rekordin e më të riut që ka luajtur i takon Uidom Ameit në Bolonjëxhe­noa të 12 majit 2021, në moshën 15 vjeç e 274 ditë. Ndërkohë, lojtari më i ri që ka shënuar është Amedeo Amadei në Roma-lukeze të 9 majit 1937, në moshën 15 vjeç e 287 ditë.

- Ndërkohë, lidhur me më të moshuarit, rekordi i përket ish-portierit lacial, Marko Balota (Lacio-xhenoa 11 maj 2008), në moshën 44 vjeç e 38 ditë. Ndërkohë që goleadori më i vjetër është Alesandro “Billi” Kostakurta në Milanudine­ze të 19 majit 2007, në moshën 41 vjeç e 25 ditë.

- Fitorja më e thellë në histori ka ndodhur më 2 maj 1948, kur Torino mposhti 10-0 Alesandrin.

- Ndërkohë, ndeshja me më shumë gola në një sfidë të Serisë A është Milan-atalanta 9-3 (sezoni 1972-1973).

- Sezoni i Serisë A që ka ofruar më shumë gola se kushdo tjetër është ai 1949-1950, i cili ofroi një mesatare prej 3.33 golash për ndeshje, ose 1265 gola në total. Sulmi më i mirë i kampionati­t ishte Milani me 118 realizime.

- Të kesh një jetë në fushë është një krenari, ku rekordmeni i Serisë A është Xhanluixhi Bufon me 657 prezenca, ndërkohë që podiumin e plotësojnë Paolo Maldini me 647 dhe Françesko Toti me 619.

- Futbolli luhet për të fituar dhe fitojnë ata që shënojnë më shumë sesa kundërshta­ri. Prandaj, edhe pse në fund ky aspekt nuk është më pak i rëndësishm­i, përkundraz­i, rekordmenë­t e golit janë Silvio Piola me 274 realizime, Françesko Toti me 250, Gunar Nordahl 225, ndërkohë që dhjetëshja e parë plotësohet nga Meaca (216), Altafini (216), Di Natale (209), Baxho (205), Hamrin (190) dhe Xhilardino, Del Piero e Sinjori me 188 gola.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania