Panorama Sport (Albania)

200 milionë euro në dispozicio­n, Çelsi sulm total për De Ligt

-

Matajs de Ligt është gjithmonë e më larg Juventusit. Këtë e ka konfirmuar edhe takimi mes përfaqësue­sve të mbrojtësit dhe drejtuesve bardhezinj që nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës që skadon në 2024. Ulja e çmimit të vendosur për klauzolën e largimit nga 120 milionë eurot aktuale në 80 milionë dhe rroga e kërkuar prej 12 milionë eurosh, nga 8 milionë që përfiton momentalis­ht holandezi, ishin pikat që nuk gjetën dakordësin­ë mes palëve dhe që mund të çojnë qysh këtë verë në ndarjen e rrugëve. Nuk do të jetë e lehtë ama për t’u rrëmbyer 22-vjeçarin torinezëve, pasi Alegri e konsideron atë një nga shtyllat jo vetëm të repartit defensiv, por edhe të skuadrës e pavarësish­t kësaj janë të shumta klubet që ndjekin me interes situatën e De Ligtit, në veçanti Çelsi. Pronësia e re e klubit londinez i ka vënë në dispozicio­n 200 milionë euro Tomas Tuhelit për të plotësuar dëshirat e tij dhe për teknikun gjerman De Ligt është një nga emrat më joshës. “Dy vende të katërta radhazi nuk mjaftojnë dhe unë gjithmonë i kam marrë vendimet e mia në bazë të projekteve sportive të klubit”, shprehej pak kohë më parë mbrojtësi, mesazh i qartë si për Juven, ashtu edhe për pretendime­t e tij. Pikërisht këto të fundit janë ato që i interesojn­ë edhe Tuhelit dhe Çelsit, që synon të kthehet te trofetë sa më shpejt, sidomos nën pronësinë e re amerikane. Kërcënimi që vjen nga Londra është real, pasi blutë kanë paratë si për të paguar tratativën, ashtu edhe për të kënaqur kërkesat e De Ligtit për pagën. Një kërcënim që në Torino e dinë mirë se duhet të lëvizin nëse nuk duan ta shikojnë të adhuruarin e Alegit të lërë skuadrën, sidomos pas largimit edhe të Kielinit që ka lënë një boshllëk të madh në prapavijë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania