Panorama Sport (Albania)

Kampioni Pioli: Start sfidues, objektivi ynë është të rritemi

Milani përballet në shtëpi me Udinezen në javën e parë “Mezi presim të rinisim, duhet të tregojmë përgjegjsh­mëri”

- Përgatiti: NISLI GJINI

“Milani mezi pret të rinisë”. Kanë qenë këto fjalët e para të Stefano Piolit i cili do të udhëheqë edhe për një sezon tjetër kuqezinjtë, por këtë herë si kampion Italie. Ka kaluar një muaj nga triumfi i “Djallit” në kampionat, por tani gjithë vëmendja është përqendrua­r te sezoni i ardhshëm, kalendari i të cilit u mësua ditën e djeshme. Java e parë nuk do të jetë komode për Piolin dhe të tijtë, që edhe pse do e nisin në shtëpi do të kenë përballë një kundërshta­r si Udineze. E përveç friulanëve, Milanit i duhet të mendojë edhe për të thyer mallkimin e dy dekadave të fundit, atë që e ka parë vetëm të barazojë ndeshjen hapëse në vitet që e ka nisur si kampion. Por pavarësish­t kësaj, të gjithë e dinë mirë se në fund diferencën do ta bëjë ajo që do të japin në fushë ndeshje pas ndeshjeje, diçka që ka dashur ta theksojë edhe trajneri. “Do të jetë një start sfidues, por ecuria e sezonit do të varet patjetër nga paraqitjet tona. Nuk do të ketë rëndësi kë do të përballim, diferencën do ta bëjë dëshira jonë dhe niveli i përgjegjës­isë që duhet të tregojmë sa herë që shkelim fushën”, tha Pioli që momentalis­ht po shijon ende pushimet me familjen, gjatë të cilave ka zbuluar shpesh se ka marrë të gjithë dashurinë dhe vlerësimin e tifozëve kuqezinj, pasi drejtoi skuadrën drejt titullit të 19-të, një detaj që me sa duket, ka mbetur në zemrën e italianit. “Ju thashë që duhet të tregojmë dëshirë dhe personalit­et, sidomos pasi kemi mbyllur një sezon aq emocionues dhe pasi kemi parë gjithë atë entuziazëm për triumfin në kampionat. Duhet të kthejmë pas dashurinë që kemi marrë gjatë kësaj kohe nga tifozët në të gjithë botën”, vazhdoi Pioli që në fund për objektivat e këtij sezoni u përgjigj shkurt: “Objektivi i Milanit është të rritet”.

 ?? ??
 ?? ?? Goli i Olivie Zhirusë ndaj Interit në derbin e fundit të kampionati­t
Goli i Olivie Zhirusë ndaj Interit në derbin e fundit të kampionati­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania