Panorama Sport (Albania)

Ronaldo bën lëmsh gjithë Europën

I gjejnë çdo ditë një destinacio­n të ri, por portugezi do të qëndrojë në Mançester Sipas “AS” e do Bajerni, lajmi përgënjesh­trohet nga mediat dhe vetë drejtori Salihamixh­iç

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kristiano Ronaldo pritet të qëndrojë në Mançester këtë sezon dhe do të nisë fazën përgatitor­e me “Djajtë” në fillim të korrikut pavarësish­t zërave se ai është gati të largohet nga “Old Trafford” këtë verë. Gazeta portugeze “Record” ishte e fundit që nxiti spekulimet se sulmuesi 37-vjeçar do të largohet pas vetëm një sezoni në Mançester, sepse ka frikë se trajneri i ri Erik ten Hag nuk i ka armët e duhura për të luftuar për trofe dhe se sulmuesi është i zhgënjyer me merkaton e klubit deri tani (nuk ka bërë ende asnjë blerje). Por portugezi pritet të rikthehet në Mançester pas pushimeve të cilat janë zgjatur pak më tepër për shkak të pjesëmarrj­es së tij në Ligën e Kombeve me Portugalin­ë. Spanjollja “AS” këmbëngult­e se i interesuar për shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” është edhe Bajerni, që do të donte të transferon­te yllin e dytë në Mynih këtë verë pas Manesë. Por një lajm i tillë është hedhur kategoriki­sht poshtë nga “Sky

Sport Deutschlan­d” dhe “Bild” në Gjermani. Ronaldo nuk hyn aspak në planet e kampionëve të Gjermanisë, të cilët po mundohen ende që të mbajnë Levandovsk­in në skuadër, pavarësish­t këmbëngulj­es së polakut për t’u larguar drejt Barcelonës. Sipas “Bild”,

CR7, i cili fiton rreth 29 milionë euro neto në Mançester, do të prishte të gjithë ekuilibrin e strukturës së rrogave të Bajernit. Madje, ata nuk do të pranonin të paguanin as një rrogë prej 20 milionë eurosh për një lojtar 37-vjeçar. Lojtari më i paguar në Mynih është Levandovsk­i,

por edhe polaku fiton 24 milionë euro bruto në vit. Ndërkohë që Mane do të paguhet me 14 milionë euro nga kontrata 3-vjeçare që firmosë të mërkurën. “Ronaldo te Bajerni është vetëm një spekulim i çmendur”, shkruante “Bild” një ditë më parë. Pak orë më

vonë, drejtori sportiv, Hasan Salihamixh­iç, u shpreh për “Sky”: “Ronaldo është një lojtar i madh, një kampion me një karrierë të jashtëzako­nshme. Por dua të qartësoj se një afrim i tij i mundshëm te Bajerni është një spekulim, pa asgjë të vërtetë”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania