Panorama Sport (Albania)

Mesi mbush 35 vjeç, por dhuratën ia bën ai PSG-SË, Al-khelaifi: Na solli 700 mln euro

Sulmuesi argjentina­s feston në Ibiza përvjetori­n e rëndësishë­m

-

Lionel Mesi mbushi 35 vjeç këtë të premte dhe e festoi përvjetori­n me miqtë të tij të ngushtë ku ndodhet me pushime në Ibiza. Në festën e sulmuesit të PSGSË nuk mungonin shokët Cesk Fabregas dhe Luis Suarez, të shoqëruar nga familjet e tyre respektive. Presidenti i klubit, Naser Alkhelaifi, premtoi se sezonin e ardhshëm do të shohim versionin më të mirë të yllit argjentina­s, i cili shënoi vetëm 6 gola në Ligën e Parë Franceze në sezonin e debutimit në “Parc des Princes”. “Nuk ka dyshim që Lionel, i cili e ka fituar ‘Topin e Artë’ 7 herë dhe është një rekord, nuk bëri sezonin e tij të mirë me Parisin”, tha Al-khelaifi gjatë një interviste për “Le Parisien”. “Por pas më shumë se 20 vitesh në Barcelona ai zbuloi një vend, qytet, kampionat dhe skuadër të re. Ishte një kulturë e re edhe për familjen e tij. Ai u dëmtua dhe u infektua edhe me Koronaviru­s. Nuk ishte e lehtë për të sezonin e shkuar, por sezonin e ardhshëm ne do të shohim versionin më të mirë të Mesit”, shtoi presidenti.

700 MILIONË EURO - Leo, i cili ka edhe 12 muaj kontratë në Paris, e ndihmoi klubin

të gjeneronte 700 milionë euro sezonin e shkuar. Dhe sipas Al-khelaifit, kjo shifër rekord për klubin arrihet vetëm falë transferim­it të yllit argjentina­s. Al-khelaifi konfirmoi për “Marca” që klubi nuk kishte arritur kurrë një shifër të tillë të ardhurash dhe

kjo vetëm falë transferim­it të lojtarit nga Barcelona me parametër zero. Mesi iu bashkua gjigantëve francezë me shumë bujë një vit më parë, por e mbylli sezonin me vetëm 11 gola dhe 15 asiste në 34 ndeshjet që luajti në të gjitha kompeticio­net.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania