Panorama Sport (Albania)

Sefa: Nisim një cikël të ri, energjia e Duros do na ndihmojë

- ALBAN ALUSHI

Eriselda Sefa i ka idetë të qarta për Lushnjën. Pak minuta pasi arriti akordin me Klodian Duron, kryebashki­akja foli për “Panorama Sport”. Konfirmoi zgjedhjen e bërë për stolin, duke paralajmër­uar se për futbollin verdhejesh­il nis një cikël i ri. Gjatë intervistë­s së dhënë, e para e bashkisë shpalli edhe objektivat. Qartazi do të kërkohet ngjitja dhe presidentj­a beson se energjia e trajnerit të ri do t’i çojë drejt suksesit. Klodian Duro është trajneri i ri i Lushnjës. Pse pikërisht ai?

Konfirmoj se kemi arritur akordin me ish-futbollist­in e Kombëtares sonë. Klodian Duro do të jetë trajneri i ri i Lushnjës, i skuadrës sonë të zemrës. Duam të hapim një cikël të ri te Lushnja me besimin e plotë se tekniku do t’i japë ekipit të gjithë eksperienc­ën dhe energjinë e tij.

Cili është objektivi që i keni vendosur për sezonin 20222023?

Do të futemi në sezonin e ri me objektiva të mëdhenj, për të qenë pretendent­ë, për t’u rikthyer aty ku ne e meritojmë. Aty ku tifozët tanë fantastikë e duan Lushnjën, në Superiore. Ndaj, do ta mbështesim trajnerin për kërkesat në merkato.

Kontrata me trajnerin do të jetë 1-vjeçare apo...?

Përtej objektivit afatshkurt­ër, mbi bazën e të cilit është gjetur dakordësia me trajnerin Duro, synimi ynë madhor është ristruktur­imi i të gjithë klubit, për të ndërtuar një bazë të shëndoshë për të ardhmen. Nga moshat deri tek ekipi i parë. Ndaj, duke pasur këta objektiva, shpresojmë që bashkëpuni­mi me teknikun Duro të shkojë përtej marrëveshj­es kontraktua­le.

A keni ndonjë mesazh për ish-trajnerin Agim Canaj?

E falënderoj teknikun Agim canaj për profesiona­lizmin dhe kontributi­n e tij te Lushnja, për sezonin që lamë pas, duke i uruar çdo të mirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania