Panorama Sport (Albania)

Brigel: Titulli i merituar, Milani do të vuajë konfirmimi­n

“Teo fantastik, ideal për lojën e Bajernit”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Hans-peter Briegel, ish-mbrojtësi dhe kampion i Italisë me Veronën në 1985, por edhe trajner i Shqipërisë nga viti 2002 deri në 2006-ën, ka marrë përsipër të analizojë disa situata te Milani. Gjermani ka rezerva mbi faktin që kuqezinjtë të jenë favoritë, por si kampionë në fuqi, ai e cilëson titullin e fituar si të merituar. Vështirësi­a, sipas tij, qëndron në konfirmim.

Milani fitoi sërish kampionati­n pas 11 vitesh. Çfarë mendoni?

Ishte një surprizë e madhe për mua, veçanërish­t sepse Interi ishte në krye të tabelës për një kohë të gjatë dhe me një avantazh të caktuar ndaj kuqezinjve. Por më pas, në momentin vendimtar humbi terren dhe çuditërish­t Milani doli kampion. Por me meritë.

Me pak kampionë në skuadër, diferencën e bëri kolektivi?

Gjëja e rëndësishm­e në futboll është që skuadra të funksionoj­ë dhe kështu ndodhi edhe te Milani. Edhe lojtarët e pankinës kanë mundur të shfrytëzoj­në rastin kur kanë luajtur, duke dhënë një super kontribut në triumfin final. Ishte prova se te Milani kishte një unitet të madh, një aspekt që tek Interi u venit disi.

Me Romelu Lukakun, Interi është sërish favorit për të fituar titullin?

Interi mbetet gjithmonë ndër favoritët, por vetëm Lukaku nuk të mundëson që të fitosh kampionati­n. Fryma e ekipit dhe të qenit të bashkuar do të jenë vendimtare.

Keni qenë mbrojtës krahu, çfarë mendoni për evolucioni­n e Hernandezi­t?

Teo është një lojtar i madh. Të gjitha skuadrat në botë do të donin të kishin një mbrojtës krahu si ai. Do të ishte gjithashtu shumë i përshtatsh­ëm për Bajernin.

Keni ndonjë parashikim për sezonin e ri?

Skuadra po përforcohe­t, por merkatoja nuk ka përfunduar ende dhe organikat nuk janë përfundimt­are. Milani si kampion në fuqi së bashku me Interin janë përsëri favoritet, por duhet

parë se çfarë do të bëjë Juventusi. Një klub i tillë nuk qëndron dot gjatë pa trofe të tillë, ndaj bardhezinj­të do të kërkojnë revansh.

Përse kaq shumë ndërlikime?

Seria është e vështirë sepse ekipet janë të përgatitur­a

taktikisht dhe të gjithëve u nevojitet shumë punë për të dalë nga fusha me pikë. Vendimtare do të jenë rezultatet me ekipet e provincës, pavarësish­t se në sezonin e fundit diferenca qëndroi në derbi mes Milanit dhe Interit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania