Panorama Sport (Albania)

Maldini pret Asension si... dhuratë

Legjenda festoi dje 54-vjetorin e lindjes, çështje orësh zyrtarizim­i i rinovimit Spanjolli i preferuari i drejtorit, Osimhen ëndrra e kampionëve të Italisë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Siç dihet, Milani në këtë merkato vere do të kërkojë përforcime për repartin e avancuar. Një nga emrat e dëshiruar, pa dyshim, është ai i Marko Asensios. 26-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Realin dhe nuk ka mundur të rinovojë. Ai do të shitet dhe për kartonin e tij, kampionët e Spanjës synojnë të arkëtojnë të paktën 40 milionë euro. Një shifër e lartë dhe jashtë buxhetit të Milanit, aq më tepër që djaloshi pretendon të paguhet me të paktën 7 milionë euro në vit. Rroga e 26-vjeçarit tremb kuqezinjtë, të cilët, sidoqoftë, qëndrojnë në pritje për të tentuar afrimin në momentin e duhur. Situatë e ndërlikuar, por Asensio është i preferuar i Maldinit nga të gjithë emrat e përmendur deri më sot e nuk do të ishte çudi që pas rinovimit si drejtor teknik, 54vjeçari të firmoste me lojtarin spanjoll, i cili mund të ishte dhurata e ditëlindje­s për Paolon, por edhe “kartëvizit­a” e prezantimi­t të Xherri Kardinales në krye të klubit kampion Italie. Pronari pritet të zbarkojë në Milano gjatë kësaj jave dhe së shpejti duhet të bëjë zyrtar rinovimin e Maldinit. Ka nga ata që thonë se legjenda ka firmosur prej disa ditësh e të tjerë që ai duhet të firmosë sot. Sidoqoftë, rëndësi për klubin kuqezi ka që ishkapiten­i të qëndrojë dhe të çojë përpara një projekt që deri më tani, siç e dëshmon edhe titulli, ka rezultuar fitues.

Milani ka nisur nga puna në merkato për t’i dhuruar teknikut Stefano Pioli një skuadër që të jetë e aftë për të ruajtur titullin kampion të fituar në

BOMBA NIGERIANE

sezonin e shkuar, ku nuk përjashtoh­en edhe goditjet e bujshme siç është rasti i sulmuesit të Napolit, Viktor Osimhen. Thuhet se kuqezinjtë kanë kontaktuar presidenti­n e napolitanë­ve, De Laurentis, për të kërkuar informacio­ne lidhur me një akord të mundshëm. Përgjigjja e numrit një të Napolit ka qenë e qartë. De Laurentis u ka theksuar drejtuesve të “Djallit” se duhen 100 milionë euro që sulmuesi të largohet. Presidenti shpreson të arkëtojë një shifër të majme duke parë edhe interesimi­n e klubeve si Reali dhe Liverpuli që gjithashtu interesohe­n për nigerianin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania