Panorama Sport (Albania)

Sot takim me PSG-NË për Shkriniari­n, zikaltrit bllokojnë Milenkoviç­in

Pritet akordi mes klubeve, italianët synojnë edhe Sojynçunë

-

Pritet sot një tjetër raund mes Interit dhe PSG-SË për t’i dhënë drejtim tratativës për Milan Shkrinairi­n, që momentalis­ht është ndalur në ofertën e francezëve prej 65 milionë eurosh përfshirë edhe bonuset dhe në kërkesën e zikaltërve që shkon në 75-80 milionë euro. Pavarësish­t diferencav­e në dukje, ajo që filtron nga italianët është se janë gati të dorëzohen nëse propozimi i parisienëv­e mbërrin në 70 milionë euro bashkë me bonuset, duke qenë se paratë që do të vijnë nga shitja e sllovakut janë ato që do të financojnë operacione­t e tjera të merkatos. Për t’u gjendur ka mbetur pikërisht akordi mes klubeve, pasi në dispozicio­n të mbrojtësit është vendosur një kontratë 5-vjeçare gjatë së cilës do të përfitojë 7.7 milionë euro në sezon, që ka marrë konfirmimi­n e 27-vjeçarit. Por kur largimi i tij është thuajse i sigurt, Interi e di se duhet ët gjejë zëvendësue­sit. Bashkë me Gleison Bremerin që është opsioni i parë, zikaltrit po punojnë edhe për Nikola Milenkoviç­in, negociatat për të cilin me Fiorentinë­n janë më të

avancuara se ato me Torinon për braziliani­n.

MILENKOVIÇ - Serbi vlerësohet me 20 milionë euro nga klubi violë, por Interi është ndalur në 15 milionë të tilla, një shifër për të cilën presidenti Komiso duket se do të japë miratimin. Duke ditur këtë, drejtuesit milanezë nuk janë vonuar

dhe kanë arritur në një marrëveshj­e me 24-vjeçarin të cilit i kanë ofruar 2 milionë euro plus bonuset për firmën që do ta lidhë me zikaltrit për 5 vitet e ardhshme. Sojynçu - Por edhe me mbërritjen e mundshme të Milenkoviç­it dhe Bremerit, në Milano nuk përjashtoh­et mundësia për të parë një tjetër emër dhe në orbitën zikaltër është rikthyer Çallar Sojynçu, qendërmbro­jtësi i Lestërit. 26-vjeçari ka një kontratë e cila skadon vitin e ardhshëm me anglezët dhe do të ishte një alternativ­ë e volitshme për Interin që mund të shfrytëzon­te këtë fakt për të ulur pretendime­t prej 25 milionë eurosh të “Dhelprave”.

Duke parë eksperienc­ën e turkut, por edhe mundësinë për të qenë një siguri për të ardhmen, Auzilio ka nisur kontaktet e para me Lestërin në fillim të muajit, por momentalis­ht e gjitha është ende në fazat e para, pasi në Milano presin lëvizjet konkrete për Shkriniari­n e Bremerin si fillim.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania