Panorama Sport (Albania)

Pike kapet me çantën e Çelsit dhe i thyen telefonin gazetarit

Mbrojtësi ka humbur qetësinë kohët e fundit pas divorcit me Shakirën

-

Mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike, vijon të mbetet një nga personazhe­t më pikantë këto ditë pa aktivitet futbollist­ik. Divorci me Shakirën, historitë e tij rozë dhe netët nën shoqërinë e alkoolit dhe mijërave euro shpenzime kanë qenë kryefjalë këto ditë. Në fundjavë këtyre historive u është shtuar dhe një tjetër. Mediat spanjolle vazhdojnë të raportojnë se mbrojtësi i Barçës po kalon momente të ndërlikuar­a pas ndarjes nga Shakira. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Pike raportohet t’i ketë thyer telefonin një paparaci. Këtë herë ai që e ka pësuar keq ka qenë fotografi Hordi Martin, i cili është marrë jo pak me çështjen

e ndarjes së çiftit Pike-shakira. Ai ka thënë për mediat spanjolle se Pike në një moment kur ai ka dashur ta fotografon­te, i ka marrë telefonin duke ia flakur në tokë dhe më pas ia ka shkelur me makinë, duke kaluar madje me semafor të kuq. Në dukje Pike ka ofenduar rëndë paparacin

sipas variantit të paraqitur në emisionin “Socialite” të televizion­it “Telecinco”.

ÇELSI – Por Pike këtë fundjavë ka vendosur të “ngacmojë” edhe pak Barcelonën. Mbrojtësi i katalanasv­e ka udhëtuar drejt Londrës për të ndjekur tenistin Rafael Nadal në një takim të

spanjollit në turneun e Uimbëlldon­it. Pike ka udhëtuar për në Angli së bashku me dy fëmijët e tij, djalin dhe vajzën. Por më shumë se vizita e tij për të ndjekur turneun e tenisit, vëmendjen e ka tërhequr një çantë me stemën e klubit të Çelsit. Mediat britanike kanë raportuar se mes vizitave në kryeqyteti­n britanik, Pike ka zgjedhur dhe Çelsin. Shfaqja e tij në publik me një çantë me stemën e klubit londinez ka ngacmuar opinionin në Barcelonë, duke parë edhe fërkimet më të fundit të tij me trajnerin Ksavi dhe presidenti­n Laporta.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania