Panorama Sport (Albania)

Banjaja dominon në Holandë, Kuartararo rrëzohet dy herë

Beceki dhe Vinjales plotësojnë podiumin

- ARTIN LLESHAJ

Françesko Banjaja e mbyll me festë në Asen, teksa fiton Çmimin e Madh të Holandës në ndalesën e 11-të sezonale të Moto Gp-së. I nisur nga “pole position”, piloti i Dukatit bëri një garë dominuese duke komanduar që nga fillimi e deri në fund. Në vend të dytë u klasifikua piloti tjetër i Dukatit, por i skuadrës “Mooney VR46”, Marko Beceki, ndërsa podiumi u plotësua nga Maverik Vinjales, me pilotin e Aprilias që u rendit i treti. Lideri i Botërorit, Fabio Kuartararo, u rrëzua dy herë, duke e mbyllur para kohe garën. Kështu, pas pasigurive prej disa garash radhazi, Banjaja rikthehet fuqishëm dhe këtë e bën duke treguar të gjithë superfuqin­ë e tij që prej hapjes së semaforëve e deri në fund, për t’i harruar ato dy dështime radhazi në Barcelonë dhe Sashsenrin­g. Piloti piemontez u tregua thjesht perfekt, duke mos gabuar asgjë, për të marrë me meritë të plotë shkallën më të lartë të podiumit. Edhe pse diferenca me Kuartararo­n mbetet e madhe në renditje, me plot 66 pikë, italiani i Dukatit rikthehet të ëndërrojë. Nëse në njërën anë Banjaja ishte protagonis­ti pozitiv në Asen, nga krahu tjetër Kuartararo rezultoi zhgënjimi. Dopiorrëzi­m për francezin e Yamahës, që tashmë e sheh t’i reduktohet diferenca e pikëve me vendin e dytë, teksa Aleiks Espargaro ndodhet 21 pikë

larg. Spanjolli e mbylli garën e djeshme në vend të katërt, por me një dopioparak­alim spektakola­r në fund ndaj Bred Ninderit dhe Xhek Millerit. Botërori tashmë do të zhvendoset në Finlandë, aty ku më 10 korrik do të mbahet garat e radhës.

BANJAJA – Nga 91 pikë para garës në Asen, Françesko

Banjaja e redukton në 66 pikë diferencën me kreun në renditjen e pilotëve, falë një paraqitjej­e për duartrokit­je. Shumë i gëzuar për suksesin në Holandë, italiani do të shprehej: “Ishte një garë shumë e gjatë dhe më dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë. Jam shumë i lumtur, pasi kjo fitore vjen pas dy garash të komplikuar­a, në të cilat edhe pse ishim konkurrues, nuk mundëm që të merrnim rezultate. Kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe nuk ishte e lehtë, pas në mesin e garës filluan edhe reshjet, moment kur u frikësova disi. Por suksesi këtu na bën të kuptojmë se jemi vërtet të fortë. Të them të drejtën, isha i terrorizua­r nga ideja që mund të pësoja një tjetër rrëzim, por gjithçka erdhi si një çlirim. E dija që sot (dje) duhej të bëja gjithçka për të rikuperuar pikë, por mbi të gjitha, përveç pikëve, jam argëtuar shumë. Kam në krah njerëz që më gjenden pranë dhe më kanë ndihmuar edhe në momentet më të vështira dhe kjo fitore shkon edhe për ta”, përfundoi 25-vjeçari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania