Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, alarmon Liridon Latifi

Mungon prej një jave në stërvitje, sulmuesi i krahut me ftohje në mushkëri Lojtari është kthyer në Kosovë dhe s’do të jetë me ekipin në Austri, Josës i prishen planet

- ADMIR URUÇI

Liridon Latifi alarmon Vllazninë para nisjes së ekipit në Austri për të kryer një minifazë përgatitor­e. Sulmuesi i krahut mungon prej një jave në stërvitje dhe fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një virozë që e kishte kapur dhe për të mos agravuar gjendjen, u la pushim disa ditë. Mirëpo, pas kontrollit që ka bërë së fundmi, mësohet se situata e lojtarit është më serioze nga sa parashikoh­ej. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se Latifi është kthyer në Kosovë, duke qëndruar pranë familjes për të kryer një kurë pas udhëzimeve të mjekëve. Lojtari ka rezultuar me ftohje në mushkëri dhe i duhet të zbatojë me përpikmëri tashmë kurën e dhënë, në mënyrë që gjendja e tij të përmirësoh­et gradualish­t. Latifi është nën kujdesin e mjekëve dhe po vazhdon terapinë në regjim shtrati. Vetë lojtari, i kontaktuar nga gazeta, nuk ka pranuar të bëjë komente. Ajo që nuk dihet ende në këtë situatë është se sa do të mungojë futbollist­i, në një kohë që fillimisht duhet të respektojë udhëzimet e mjekëve e më pas të bëjë kontrolle të tjera, për t’i hapur rrugën rikthimit në stërvitje. Stafi mund të parashikon­te ndonjë dëmtim, duke qenë se kjo periudhë ka qenë e ngarkuar

për lojtarët me nga dy seanca në ditë, por kurrsesi problemet shëndetëso­re në këtë moment. Megjithatë, e rëndësishm­e është që Latifi po përmirësoh­et pas ftohjes në mushkëri dhe në ditët në vazhdim do të ketë një përgjigje të saktë nga mjekët se kur mund

t’i bashkohet ekipit. Prej pak ditësh ai ndodhet në Prishtinë, ndërsa stafi i Vllaznisë ka mbajtur kontakte të shpeshta. Për trajnerin Josa, mungesa e 28-vjeçarit në minifazën përgatitor­e prish jo pak planet, duke ditur rëndësinë që ka një lojtari si Latifi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania