Panorama Sport (Albania)

Hapja e basteve dhe kazinove në stadiume, ‘plani’ për sportin në Shqipëri

Kërkohet legalizimi, ironia ndodh në ambientet e “Air Albania” Premtime dhe përplasje që arritën deri në bojkote

- KRISTI SEJATLLARI

Prej disa muajsh po i mëshohet gjithnjë e më shumë hapjes së basteve në Shqipëri. Më saktë, kthimit të tyre në legjitimit­et, sepse sikurse e pohon edhe vetë presidenti i KOKSH-IT, ata vazhdojnë të operojnë në të zezë, duke shmangur kështu edhe detyrimet tatimore ndaj shtetit. Këmbëngulj­es së presidenti­t të KOKSH-IT për këtë gjë i është bashkuar së fundmi edhe komuniteti i futbollit, teksa edhe presidenti i FSHF-SË, Armand Duka, ka deklaruar se bastet duhet të legalizohe­n dhe një pjesë nga taksimi i tyre të shkojë në ndihmë për sportin. Ndërkohë, për ironi të fatit së fundmi pranë stadiumit “Air Albania” është hapur edhe një kazino. Natyrisht, ky impiant është konceptuar që në fillim si një qendër tregtare dhe nuk e ndalon askush që të hapet një ose disa kazino, për sa kohë ato respektojn­ë ligjin, ndonëse duket ironike fakti që hapet pikërisht në një nga investimet më të mëdha në historinë e sportit. Mirëpo, çështja është diku tjetër: qeveria a ka ndonjë plan se si duhet të veprohet me sportin në të ardhmen?

Në mars të vitit 2018, kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e FSHF-SË dhe klubet e futbollit, me moton “Siguri-reformim-modernizim” ku

ndër të tjera deklaroi se do të merren në konsiderat­ë kërkesat e tyre për ndryshimin e ligjit të sponsorizi­mit. Që prej asaj kohe ka pasur vetëm përplasje dhe premtime të pambajtura nga ana e qeverisë. Dy vite më parë klubet e futbollit u detyruan që të bojkotojnë për afro 2 muaj kampionati­n për shkak të gjendjes së vështirë financiare dhe kërkuan që të ndryshojë ligji i sponsorizi­mit. Përgjigjja e qeverisë ishte: bëjnë evazion duke i paguar lojtarët si fasonë. Më pas u premtua nga Fidel Ylli (asokohe negociator i qeverisë) se nëse i jepej fund bojkotit, atëherë disa gjëra do të zgjidheshi­n. Edhe sot nuk ka pasur asnjë zhvillim të ri. Përkundraz­i, këtë vit qeveria përgjysmoi fondin grant për federatat shumësport­ëshe dhe korrigjoi vendimin vetëm pas denoncimev­e të shumta në “Panorama Sport”, ku shpjegohej qartë se me buxhete të tilla (afro 550 milionë lekë të vjetër) do ta çonin sportin në kolaps të plotë. Pas kësaj ministria e sporteve njoftoi se do të ketë edhe një paketë tjetër të fondit grant dhe se shuma e publikuar në fillim ishte vetëm gjysma.

 ?? ??
 ?? ?? Kazinoja e re e cila është hapur së fundmi në ambientet e stadiumit “Air Albania”
Kazinoja e re e cila është hapur së fundmi në ambientet e stadiumit “Air Albania”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania