Panorama Sport (Albania)

Hoti shkëlqen sërish, Partizani barazon ndaj gjigantëve të Mariborit

Mbyllet 1-1 ndeshja e fundit miqësore në Slloveni Golat shënohen me “dhurata”, ekipet tregohen bujare

- DENIS LALA

Partizani e ka mbyllur me barazim serinë e miqësoreve në tokën sllovene në kuadër të fazës përgatitor­e që po zhvillon në këtë vend. Të kuqtë kanë barazuar mbrëmjen e djeshme me shifrat 1-1 ndaj vendësve të Mariborit, që janë një nga ekipet më me histori dhe më të forta në vendin e tyre. Ishte një ndeshje shumë e luftuar, me trajnerin Mehmeti, që nuk bëri shumë zëvendësim­e dhe i dha ngarkesë maksimale titullarëv­e. Të parët shënuan të kuqtë në minutën e 34-t me Engjëll Hotin, që vazhdon të shkëlqejë me të kuqtë, teksa Maribori barazoi në minutën e 50-të.

PJESA E PARË – Rasti i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 5-të pas një goditjeje me kokë të lojtarëve të Mariborit. Pak sekonda më pas Bitri dhe Rrapaj nuk merren vesh dhe rrezikojnë sërish, por fatmirësis­ht pa dëme fatale. Pas një çerek ore lojë vendësit rrezikojnë sërish. Fillimisht një goditje nga jashtë zonës bllokohet nga të kuqtë, teksa e njëjta gjë ndodh edhe me një tentativë më pranë portës. Pas 23 minutash vjen rasti i parë i rrezikshëm për Partizanin, me Hadrojn që nga pranë portës, heziton të godasë dhe mbrojtësit e Mariborit e neutralizo­jnë. Pas pesë minutash, Skuka tenton rrezikshëm kuadratin, por Hoti i pafat e bllokon. Në të 34-ën vjen edhe goli i parë i ndeshjes. Është Hoti, i cili në versionin e qendërsulm­uesit tipik, i vjedh topin mbrojtësit të Mariborit dhe godet saktë, duke kaluar Partizanin në avantazh. Në minutat e fundit, Maribori kishte tri raste për gol. Fillimisht një nga sulmuesit sllovenë nuk pati shënjestër përballë Teqjes. Në të 44-ën, lojtarët sllovenë nuk arrijnë të shtyjnë dot topin në rrjetë nga shumë pranë në zhvillimet e një këndoreje, ndërsa në të 45-ën Teqja tregon aftësitë e tij duke devijuar në këndore një goditje të fortë nga jashtë zonës.

PJESA E DYTË – Ky fraksion u karakteriz­ua nga një lojë me ritëm më të ulët, e ndikuar nga lodhja e dy skuadrave, që vijnë të dyja pas pauzës së ndeshjeve zyrtare. Gjithsesi, të dyja skuadrat patën rastet e tyre. Në të 49-ën Hadroj jep një krosim të mirë për Caren, i cili kishte vetëm detyrën ta devijonte në kuadrat, por nuk ia doli. Vetëm një minutë më pas, vjen goli i barazimit nga ana e Mariborit. Rrapaj gabon të zotërojë një top në dalje të zonës dhe kundërshta­rët përfitojnë, me

Bërniç, që tund rrjetën e të kuqve dhe shënon golin e tij të dytë në këto ndeshje përgatitor­e. Pas rrjetës, Maribori merr zemër dhe kërkon fitoren për të gëzuar tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit. Gjithsesi, Teqja tregon edhe një herë se është i gatshëm të luftojë me

Hoxhën e Rexhepin për portën. Gardiani bën një super pritje në minutën e 62-të, teksa tre minuta më pas një përplasje në mesfushë shkakton një sherr masiv mes lojtarëve, që fatmirësis­ht neutralizo­het shpejt. Në minutën e 70-të Teqja kryen një tjetër pritje vendimtare, teksa pas shtatë minutash të njëjtën gjë e bën portieri i sllovenëve pas një goditjeje fluturimth­i të Muratajt. Në sekondat e para të shtesës portieri i Partizanit pret në trekëndësh një predhë të lojtarëve të Mariborit dhe ruan shifrat 1-1 të të gjithë ndeshjes.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania