Panorama Sport (Albania)

Superiorja nis më 20 gusht, Superkupa luhet më 7 dhjetor

-

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-SË është mbledhur dje në mbrëmje për të përcaktuar datat e të gjitha kampionate­ve sa i përket sezonit 2022-2023. Kategoria Superiore do të nisë më 20 gusht, ndërsa Kategoria e Parë më 3 shtator. Këtë herë do të ketë një risi me finalen e Superkupës së Shqipërisë, Tirana-vllaznia. Ndeshja mes ekipit fitues të titullit dhe atij të Kupës së Shqipërisë, nuk do të luhet në hapje të sezonit, por në mes të tij. Kësisoji, si kurrë më parë është vendosur data 7 dhjetor për t'u luajtur ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, me stadiumin që mbetet për t'u konfirmuar në muajt e ardhshëm. "Panorama Sport" konfirmon nga burime zyrtare se për shkak të zhvillimit të Botërorit në Katar në muajt nëntor-dhjetor, Superiorja do të pushojë për afro 30 ditë. Pra, nga data 12 nëntor deri më 12 dhjetor, nuk do të ketë ndeshje të vlefshme për Kategorinë Superiore. Ndërkohë, Kategoria e Dytë e futbollit është planifikua­r për të nisur më 1 tetor, por së pari Komiteti Ekzekutiv duhet të marrë vendime të rëndësishm­e për këtë kampionat në vijim, pasi disa skuadra janë përjashtua­r dhe nuk është bërë ende ndarja e grupeve.

E DREJTA TV - Po në këtë mbledhje është diskutuar edhe në lidhje me përzgjedhj­en e sponsorit, si edhe për nisjen e procedurav­e për shitjen e së drejtës televizive për kompeticio­net e organizuar­a nga FSHF (Abissnet Superiore, Kupa e Shqipërisë dhe Kategoria e Parë) për 3 vitet e ardhshme. Dje faqja zyrtare e FSHF-SË njoftoi se ky proces do të nisë me një fazë të parë konsultime­sh me operatorët kryesorë të tregut, ndërsa vazhdon më tej me hapat zyrtarë të tenderimit. FUSHAT - Sa i përket sektorit të infrastruk­turës, anëtarët e Ke-së kanë miratuar propozimin në lidhje me kërkesën e Bashkisë Vorë për bashkëfina­ncimin e rikonstruk­sionit të fushës së stadiumit, si dhe ndërtimin e një fushe të re stërvitore. U miratua gjithashtu edhe propozimi në lidhje me kërkesën e klubit Luzi 2008, për rikonstruk­sionin e bazamentit të fushës, drenazhimi­t dhe risistemim­it të sistemit të vaditjes, si dhe mbjelljen e fushës.

JA DATAT ZYRTARE TË TË GJITHA KAMPIONATE­VE

Kategoria Superiore - nis më 20 gusht 2022 dhe përfundon më 24 maj 2023;

Superkupa e Shqipërisë - Finalja Tirana-vllaznia, 7 dhjetor 2022;

Kupa e Shqipërisë - nis më 15 shtator 2022 dhe përfundon më 28 maj 2023;

Kategoria e Parë - nis më 3 shtator 2022 dhe përfundon më 6 maj 2023;

Kategoria e Dytë - nis më 1 tetor 2022 dhe përfundon më 29 prill 2023;

Kampionati i Femrave - nis më 11 shtator 2022 dhe përfundon më 7 maj 2023;

U-21 Superiore - nis më 7 shtator 2022 dhe përfundon më 10 maj 2023;

U-19 Superiore: nis më 4 shtator 2022 dhe përfundon më 13 maj 2023;

U-17 Superiore: nis më 17 shtator 2022 dhe përfundon më 14 maj 2023;

U-15 Superiore: nis më 17 shtator 2022 dhe përfundon më 7 maj 2023;

U-14 Superiore: nis më 17 shtator 2022 dhe përfundon më 7 maj 2023;

U-13 Superiore: nis më 17 shtator 2022 dhe përfundon më 6 maj 2023;

Kategoria e Parë U-19: nis më 25 shtator 2022 dhe përfundon më 23 prill 2023;

Kategoria e Parë U-17: nis më 25 shtator 2022 dhe përfundon më 23 prill 2023;

Kategoria e Parë U-15: nis më 25 shtator 2022 dhe përfundon më 23 prill 2023;

Kategoria e Parë U-14: nis më 25 shtator 2022 dhe përfundon më 23 prill 2023;

Kategoria e Parë U-13: nis më 25 shtator 2022 dhe përfundon më 23 prill 2023.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania