Panorama Sport (Albania)

Mehmeti: Kapanin s’e kam parë, Hoti të jep siguri

Trajneri: Skuadra më kënaqi ndaj Mariborit, por kujdes pasimet “Për Luanin vendosim në kthim, ja ku na duhen përforcime”

- DENIS LALA

Partizani zhvilloi dje miqësoren e fundit në fazën përgatitor­e në Slloveni dhe mori një barazim 1-1 ndaj Mariborit vendës, me Hotin, që u shfaq sërish protagonis­t. Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, foli për “Panorama Sport” dhe tregoi se rezultati nuk ishte i rëndësishë­m dhe se ishte i kënaqur nga loja e skuadrës në ndeshjen e mbrëmshme.

Si ishte paraqitja e skuadrës ndaj Mariborit?

Skuadra prej dy javësh ka pasur shumë ngarkesë fizike. Maribori është një kundërshta­r shumë serioz dhe mund të quhet test real. Ata i kanë nisur përgatitje­t më para se ne, sepse e nisin shpejt kampionati­n. Duke pasur parasysh këto, jam i kënaqur me impenjimin dhe mënyrën se si skuadra e interpreto­i ndeshjen. Jemi në koalidim e sipër të skuadrës. Kemi pasur disa largime, ashtu siç kemi pasur edhe afrime.

Ishte Maribori një skuadër aq e fortë, sa ju e prisnit?

Po, ishte një skuadër me shumë nivel, megjithatë ekipi im tregoi personalit­et dhe forcë karakteri dhe jo pa qëllim e kërkova vetë këtë rival, për të zhvilluar një ndeshje të nivelit. Ndaj të tillë kundërshta­rësh, mund të shquash saktë sjellje pozitive ose negative që skuadra mund të bëjë në fushë. Me të tillë rivalë mund të përmirësoh­esh duke mësuar nga gabimet.

Keni parë rritje të skuadrës që nga miqësorja me Murën e deri tani?

Zgjedhja ime e parë ishte Mura, një ekip i nivelit shumë të mirë, më pas një ekip nën mesatar si Dekani dhe një nivel më i lartë se Mura ishte Maribori, një nga skuadrat më të mira në Slloveni. Duke pasur parasysh kohën kur u ndesha me Murën dhe Mariborin, mendoj se ditëm ta përballoni­m mirë, sepse shkalla e vështirësi­së në ndeshjen e sotme (djeshme) ishte më e madhe. Kështu që jam i kënaqur. Nuk më interesoi rezultati, por mënyra se si skuadra i interpreto­i të tria ndeshjet. Në ndeshjen e dytë unë u përqendrov­a më shumë për të fituar ritmin dhe nuk punova shumë në aspektin taktik, por fizik. Ndaj Murës dhe Mariborit skuadra më ka dhënë shumë sinjale pozitive, pavarësish­t se kemi ende shumë gjëra për t’u përmirësua­r.

Pamë disa gabime në pasime të thjeshta të

lojtarëve, pse ndodh kjo?

Kemi disa situata kur lojtarët duhet të kuptojnë se duhet të jenë shumë më të përqendrua­r, sepse shpeshherë bëjmë gabime të panevojshm­e dhe i japim iniciativë­n kundërshta­rit. Skuadra të tilla të dënojnë me gabimet e tua. Jemi në formatim e sipër dhe po punojmë për t’u organizuar më mirë nga poshtë. Duhet të përshtatem­i dhe automatizo­jmë veprimet. Kur ne nuk ishim nën presion, gabonim, sepse ne në Shqipëri e kemi pak të vështirë ta luajmë futbollin thjeshtë. Ka të bëjë me mënyrën se si je edukuar që kur ke luajtur me moshat.

Hoti po shkëlqen në këtë fazë përgatitor­e, mund të themi se ai është afrimi më në formë i Partizanit?

Hoti është një lojtar, që të jep goxha siguri në lojë. Ka mentalitet fituesi, por edhe një djalë pozitiv dhe grupi e ka pritur shumë mirë. Di të luajë në disa pozicione dhe kjo është arsyeja që ka qenë dëshira jonë për t’u bërë pjesë e Partizanit. Ai ka punuar dhe po punon shumë fort dhe vetëm në këtë mënyrë të gjithë bashkë mund të arrijmë objektivat.

Si ishin paraqitjet e dy debutuesve, Ataskoski dhe Cvetanoski?

Nga Atanaskosk­i jam shumë i kënaqur, sepse që nga mbërritja ka pasur një gjendje të mirë në aspektin fizik. E kam lexuar si lojtar dhe e kam ndjekur me kujdes. Ne punojmë si staf dhe secili merr përgjegjës­i, kam parë elemente të mira te Davidi. Në fazën ofensive është goxha mirë, por që gradualish­t pres të përmirësoh­et edhe në disa elemente të vogla në aspektin taktik. Jam i kënaqur me këtë paraqitje të tij të parë. Nga ana tjetër, Cvetanoski është një lojtar me cilësi shumë të mira teknike, por në ditët e para ai ka pasur një tërheqje të vogël muskulore dhe nuk duam ta sforcojmë. Po mundohemi ta ruajmë sa më shumë, për të mos e humbur për sfidat me Saburtalon. Sot nuk patëm si synim të shihnim lojën e tij, por gjendjen e muskulit të dëmtuar dhe më kënaqi shumë fakti që ai nuk ndjeu asnjë dhimbje teksa luante.

Në cilat pozicione ka nevojë Partizani të përmirësoh­et?

Që të arrish objektiva madhorë si të Partizanit, duhet të dublosh pozicionet në të tria repartet. Kemi veçanërish­t më shumë nevojë në pjesën e mbrojtjes dhe të sulmit, si në krahë, ashtu edhe në qendër. Skuadra duhet të ketë shumë konkurrenc­ë dhe duke bërë këtë, rritet edhe cilësia. Kjo është një kërkesë minimale dhe ne po punojmë për ta plotësuar.

Me aq sa keni mundur ta studioni, sa mund ta ndihmojë skuadrën një lojtar si Luan Kapani, që është përfolur për një transferim të mundshëm në ditët e fundit?

Për të qenë i sinqertë me ju, impenjimi i madh në fazën përgatitor­e nuk më ka dhënë luksin ta studioj dhe të hulumtoj sa duhet për lojtarin në fjalë. Kam parë aq sa dini edhe ju rreth tij. Kur të kthehem në Tiranë do të flas bashkë me drejtuesit dhe të vendosim. E kam parë shumë pak dhe nuk mund të them asgjë rreth tij për momentin, sepse jam fokusuar te lojtarët që kam në dispozicio­n dhe është shumë e vështirë të investigoj rreth atij lojtari me kohën e lirë që kam në dispozicio­n. Do të ulemi, do ta marrim me qetësi dhe do ta shohim. Të gjithë në klub duhet të jemi në “unison” dhe të vendosim së bashku. Mund të jetë një alternativ­ë e mirë, por jo vetëm ai. Nuk mund të them asgjë nga ana profesiona­le, gjithsesi nuk do të thotë se është në pronësi të Milanit dhe mund të jetë lojtar i mirë.

Si ndikon largimi i një lojtari si Herald Marku nga skuadra?

Herald Marku ishte në planet e klubit dhe stafit teknik, por dëshira e tij ishte të largohej. Kur një lojtar nuk ka dëshirë të vazhdojë, është e vështirë dhe e kotë ta ndalosh. I uroj më të mirat në aventurën e tij të re.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania