Panorama Sport (Albania)

Besir Iseni përforcimi i ri, pritet edhe një mbrojtës

Bardheblut­ë afrojnë qendërmbro­jtësin e Strugës, ja prapaskena­t

-

Tirana ka arritur të kryejë një tjetër goditje këtë merkato, duke përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes me futbollist­in shkupjan, Besir Iseni. Siç bën me dije media maqedonase “infosport.mk”, lojtari i Struga Trim Lum do të veshë sezonin e ardhshëm fanellën bardheblu dhe gjatë ditës së sotme pritet që të mbërrijë në kryeqytet për të firmosur dhe kontratën. Për 22-vjeçarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut do të jetë aventura e parë jashtë kufijve të shtetit fqinj dhe duket se është gati për të luajtur me kampionët e Shqipërisë dhe t’i ndihmojë në kualifikue­set e Ligës së Kampioneve. Burimet bëjnë me dije se Tirana është marrë vesh me drejtuesit e Struga Trim Lum rreth dëmshpërbl­imit dhe se lojtari pritet të arrijë në Tiranë për të firmosur kontratën. Për shërbimet e mbrojtësit nga Shkupi, interes nga Superiorja shqiptare kishin shfaqur edhe Laçi, Gjilani nga Superliga

e Kosovës, ndërsa i njëjti ishte kontaktuar gjithashtu edhe nga drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku. Për 22-vjeçarin Iseni, Tirana do të jetë aventura e tij e parë jashtë vendlindje­s, pasi i njëjti si profesioni­st kishte veshur edhe fanellën e Vëllazërim­it të Kërçovës, skuadër nga e cila shkurtin e vitit 2021 ishte transferua­r te Struga Trim Lum, për të cilën në total ka regjistrua­r 18 ndeshje dhe 1 gol. Tirana nga ana tjetër pret që të afrojë një mbrojtës tjetër. Emri për momentin mbahet i fshehtë. Ai është qendërmbro­jtës ashtu si edhe Iseni.

Pritet për t’u parë firma e skuadrës së Tiranës me mbrojtësin e ri. Me shumë mundësi si zyrtarizim­i i Isenit dhe një lojtari tjetër pritet të bëhet brenda ditës së sotme. Bardheblut­ë prej disa javësh janë duke kërkuar mbrojtës, sepse janë të zbuluar në prapavijë, duke qenë se largimi i Erjon Hoxhallari­t u ka hapur shumë punë. Tirana do të luajë më datë 6 korrik në Luksemburg ndeshjen e parë me Dudelanzhi­n. Sfida do të nisë në orën 19:30. Nga ana tjetër, bardheblut­ë do të presin luksemburg­asit në datën 12 korrik, ora 20:00, në “Air Albania”. Nëse kualifikoh­en, kampionët e Shqipërisë luajnë në turin e dytë me fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë. Nëse Tirana eliminohet nga Champions-i, në turin e dytë të Konferencë Ligës përballet me humbësin e ndeshjes Zrinjski-sherif Tiraspol.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania