Panorama Sport (Albania)

Veliaj, premio Tiranës dhe sulmon drejtuesit

I dha çekun 150 milionë lekë ekipit “Llogari të bllokuara, paratë shkuan për familjarët”

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me ekipin e Tiranës për t’i dorëzuar premion prej 150 milionë lekësh për suksesin në kampionat. Veliaj shprehu mirënjohje­n për arritjen e Tiranës të cilën e cilësoi si krenarinë e kryeqyteti­t duke i përgëzuar lojtarët për paraqitjet e tyre e duke i motivuar edhe për ndeshjet e Europës në vazhdim. Ai gjithashtu u ndal edhe tek ekipi kombëtar duke e quajtur të mjerueshëm faktin që mundemi në shtëpi nga ekipe të cilat Veliaj i cilëson si modeste.

SHPËRBLIMI – Kryebashki­aku foli gjatë për skuadrën dhe u mor me të kaluarën. “Jam shumë mirënjohës që pres Tiranën jo vetëm si ekipin më simpatik, por edhe më të fortë në vend. Urime për kampionati­n dhe jam shumë krenar për punën dhe sakrificën tuaj. Sidomos për familjet tuaja, ata që ju kanë mbështetur dhe sakrifikua­r për ju. Ata që kanë festuar sukseset tuaja dhe janë krenar që ju jeni imazhi më i mirë i kryeqyteti­t. Këtu flas si kryetar bashkie dhe jo si aksioner dhe dua të them se duke qenë se Tirana është edhe kryeqyteti i rinisë, nuk kishte moment më të mirë për të mbajtur këtë kupë këtu siç bëtë edhe vjet. Këtë vit kemi bërë një korrektim të shpërblimi­t dhe ai do të shkojë ekskluzivi­sht vetëm për ata që kanë kontribut në lojë dhe në fushë. Është më e ndershme kështu. Nuk jam ndier mirë vitin e kaluar që pashë se një pjesë e shpërblimi­t devijonte në familjarët e aksionerëv­e, nuk funksionon kështu. Këto nuk janë paratë e mia personale, por të taksapague­sve të Tiranës. Kemi vendosur si administra­të të mbajmë fjalën e dhënë dhe javën e ardhshme do të formalizoh­et çeku prej 150 milionë lekësh që është akorduar si premio. Këtë çek do ta shpërndajm­ë në llogaritë personale të futbollist­ëve. Ndeshja e Europës do të jetë një mundësi fantastike për ju. Nuk e di nëse konsideroh­et short i vështirë apo i lehtë, por do të jetë një mundësi për të parë se ku jeni”, tha fillimisht Veliaj.

BETEJA ME FSHF-NË - Veliaj nuk harroi pa përmendur edhe betejën me FSHFNË, por edhe një problemati­kë si ajo e rrogave dhe sigurimeve të futbollist­ëve. “Ne duhet të mendojmë që tani për sigurimet shoqërore, për ‘Fair Play’ edhe në financat e ekipeve. Futbollin ti nuk e luan dot pas moshës 40 vjeç dhe nuk e kemi luksin që këto vite, që kanë vitet më produktive, të kemi ekipe që punojnë në të zezë. Të kemi klube, fatkeqësis­ht edhe ky yni, me llogari të bllokuara, të borxheve dhe të gjyqeve. Kjo duhet zgjidhur njëherë e mirë. Kur u futem betejave në sport, nuk u futem për një emër të përveçëm. Po të jetë për mua personalis­ht, rri edhe me Halilin dhe me Dukën. Ata bëjnë biznes dhe nuk është çështje emrash, por është çështje parimesh. Nuk mund të punojë dikush në futboll në të zezë. Sidomos për këtë lloj profesioni ku ti del më i ri në pension sesa të tjerët. Ndaj duhet t’i çojmë këto beteja deri në fund. U desh që të pauzonim atë betejë, që besoj se është më parimorja në sport, për FSHF-NË. Është e mjerueshme që të rrihemi në shtëpi nga ekipe modeste kur më përpara nuk ka qenë kështu, duhet parë se ku shkojnë financat. Sigurisht për faktin që ne prisnim finalen dhe e menaxhuam shumë mirë, bashkia nuk u kursye, por edhe federata duhet të kishte harxhuar. S’mundet t’i mbajë të gjitha faturat qyteti, ndërkohë që paguhet për sportin, fitohet për sportin, vetë kampionati ka emër kompanie private dhe këta duhet të paguajnë mirë gjithashtu. Nuk mund të kemi ne fryrje administra­te, rroga të jashtëzako­nshme për ata që rrinë në zyrë në ajër të kondicionu­ar dhe për ata që rrinë gjithë ditën në vapë dhe strapacohe­n, nxjerrin kaviljen, krociatën dhe dalin në pension më pak se 40 vjeç harxhojmë kacidhe. Kështu siç shkon jeta, duhet ta zbresësh Barabën nga kryqi sepse turma thotë që do të lirojmë Barabën, por kjo nuk e bën Barabën burrë të mirë, prapë delinkuent ngelet, edhe pse përkohësis­ht ka zbritur nga kryqi i ndëshkimit publik. Këto janë beteja që nuk do të mbarojnë sot”, u shpreh kryebashki­aku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania