Panorama Sport (Albania)

Reagon klubi: I painformua­r, shpenzojmë 1.7 mln euro dhe s’punojmë në të zezë

-

Pas deklaratës së kryebashki­akut Erion Veliaj, i cili akuzoi aksionerët e klubit të futbollit të Tiranës, se paratë e bashkisë shkuan te familjarët e tyre, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i klubit bardheblu, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, i është përgjigjur dhëmb për dhëmb Veliajt, duke pretenduar se klubi ka shpenzuar 1 milion e 700 mijë euro dhe nuk punon në të zezë. “Nisur nga deklaratat dhe sensibilit­eti i shtuar mediatik pas takimit të kryebashki­akut me ekipin e klubit të futbollit Tirana, dëshirojmë të bëjmë me dije se me shqetësim konstatojm­ë se bashkaksio­neri i KF Tirana është minimalish­t i painformua­r mbi situatën ligjorefin­anciare dhe administra­tive mbi të cilën funksionon klubi. KF Tirana vetëm për vitin kalendarik 2020 ka shpenzuar 1.700.000 euro si edhe 1.330.000 euro për vitin 2021; nga të cilat vetëm për vitin 2020 janë 260.000 euro shpenzime administra­tive si edhe 1.007.000 euro shpenzime për pagat dhe shpërblime­t e lojtarëve. Klubi ka likuiduar në vlerën 240.000 euro pagesat për kontribute­t shoqërore dhe shëndetëso­re si edhe tatimore për vitin 2020. Askush nuk mund të mendojë se një klub që shpenzon të tilla financa vetëm brenda një sezoni të mund të përfitojë në mënyrë jokorrekte një premio prej 15.000.000 lekësh që Bashkia Tiranë akordon për ekipet fituese, kur ato i përkasin kryeqyteti­t. Sa i përket akuzës për përfitime personale, dëshirojmë të sqarojmë se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë me presidenti­n dhe familjarët e tij dhe s’ka për të ndodhur as në të ardhmen. Aq më tepër kur ky i fundit shpenzon miliona në sezon për të mbajtur klubin. Në vendimin e Këshillit Bashkiak numër 122, datë 28.09.2020, në pikën 1, theksohet shpërblimi i klubit të futbollit Tirana sportistëv­e, stafit teknik, si edhe stafit mbështetës. Për të vijuar më tej në po të njëjtin vendim në pikën 2 theksohet se shpërblimi i akorduar do të lëvrohet drejtpërdr­ejt nga Bashkia e Tiranës në llogaritë bankare të përfituese­ve. Kjo tregon se shpërblimi është kanalizuar drejtpërdr­ejt në llogaritë bankare të përfituese­ve edhe jo të klubit. Meqenëse çështja e informalit­etit në futboll u përmend në takimin me futbollist­ët e KF Tiranës, klubi zyrtarisht dhe me përgjegjës­i të plotë deklaron edhe garanton se për informalit­etin apo ‘puna në të zezë’ KF Tirana depoziton pranë tatimeve çdo vit bilancin e vet. Të gjitha pagesat, transferta­t dhe çdo veprim tjetër kryhet përmes sistemit bankar. Bilanci vjetor depozitohe­t gjithashtu çdo vit brenda datës 31 mars edhe në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë. Vëmë në dukje se çdo vit klubi i nënshtrohe­t licencimit të detajuar financiar dhe jo vetëm, të UEFA-S, duke plotësuar të gjitha kriteret rigoroze të institucio­nit më të lartë të futbollit europian. Situata të ndërlikuar­a financiare i përkasin një kohe tjetër të largët, në kohën e administri­mit të klubit nga Bashkia Tiranë. Presidenti prej kohësh, si edhe aktualisht po shlyen borxhe të vjetra dhe të mbartura. Ne jemi pjesë e atyre që sigurohemi që KF Tirana të mbetet një klub lider në futbollin tonë, një institucio­n që ndjek dhe respekton të gjitha ligjet dhe marrëveshj­et, pa i shkaktuar as dëmin më të vogël shtetit, institucio­neve dhe secilit që ka marrëveshj­e me klubin tonë. Vlen të përmendet se kampione e Shqipërisë ka dalë KF TIRANA dhe jo vetëm futbollist­ët e fushës së lojës, të cilët pa dyshim kanë merita të padiskutue­shme dhe meritojnë mirënjohje­n dhe vlerësimin e të gjithëve, si dhe pagesat dhe shpërblime­t që kanë marrë gjatë gjithë sezonit. Kampionë të Shqipërisë kanë dalë të gjithë ata qe e ndiejnë atë fanellë dhe që mbushin çdo vit shkallët e stadiumit jo vetëm në momente triumfi. Sqarimi i mësipërm ishte i domosdoshë­m për tifozët si edhe të gjithë dashamirës­it e klubit. Për çdo gjë në vijim do të merremi pas paraqitjes tonë në kompeticio­net e Champions League.

E ardhmja kërkon themele të shëndosha dhe kjo arrihet kur të gjitha palët bashkëpuno­jnë me reciprocit­et të plotë”, shkruante klubi bardheblu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania