Panorama Sport (Albania)

Josa: Dua Vllazni agresive, momenti që të ulim kokën

Trajneri: Ka dyndje në mesfushë, s’nxitohemi për sulmin “Për një ekip të lidhur na duhet ekuilibër ekonomik”

- ADMIR URUÇI

Mirel Josa kërkon një Vllazni agre sive për të prekur suksesin në Ligën e Konferencë­s, por jo vetëm. Më 21 korrik kuqeblutë luajnë ndeshjen e parë në “Loro Boriçi” ndaj Universita­tea Kraiovës, teksa përpara nisjes për në Austri, trajneri komentoi disa nga temat më të nxehta në skuadër, duke filluar nga merkatoja dhe deri te gjendja e Latifit.

Profesor, niseni drejt Austrisë për një minifazë përgatitor­e. Jeni i kënaqur me situatën në ekip?

Ne jemi të kënaqur gjithnjë kur i kemi të gjitha gjërat në kohën dhe momentin e duhur. Kjo është periudha më e vështirë për një trajner, sepse duhet të vendosë shumë gjëra. Kemi përpara ndeshjen e Europës dhe them se jemi në rrugë të drejtë. Tashmë do të mundohemi për fazën përfundimt­are, duke marrë parasysh miqësoret që do të zhvillojmë dhe kushtet që na ka krijuar klubi me zhvendosje­n në Austri. Kam qenë edhe katër herë të tjera për faza përgatitor­e në Austri dhe m’u plotësua si kërkesë nga klubi, kështu që jam shumë i kënaqur për këtë. Duhet të vazhdojmë punën, sepse në këto momente shumë llafe janë fukarallëk.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Duhet të ulim kokën poshtë, sepse siç dihet në këto momente nuk dalin të gjitha gjërat siç i parashikoj­më. Ne idetë tona i kemi, por urojmë që të gjithë të bëjmë sa më pak gabime.

U zyrtarizua edhe afrimi i Herald Markut. A mund ta quajmë të plotë skuadrën?

Normalisht Marku është një lojtar që e kam dashur vetë. Kam pasur përshtypje­t e mia që kur ka luajtur te Vllaznia, pa shkuar te Partizani. Tashmë kemi një dyndje në mesfushë dhe kush do të jetë në gjendje më të mirë, do të luajë. Unë kam kërkesat e mia ndaj çdo lojtari, jo vetëm Markut. Duke filluar që nga më i riu në mesfushë, që është Alivoda, ne duhet të rrisim shumë agresivite­tin, në mënyrë që të kemi sukses.

Nga merkatoja çfarë prisni ende?

Mendoj që gjithsecil­i trajner do lojtarë në skuadër, por ndonjëherë ardhjet e tepërta mund të prishin disa ekuilibra. Mua më intereson shumë ekuilibri ekonomik në skuadër. Janë këta lojtarë që e kanë çuar ekipin deri këtu. Që të jetë një skuadër e lidhur, ekuilibri ekonomik për mua është kryesorja. Megjithatë, për sa i përket cilësisë, ne do të shikojmë përpara për ndonjë përforcim në sulm, duke pasur parasysh që kemi edhe një Latif, i cili nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetëso­re gjatë kësaj periudhe. Sigurisht nuk duhet të bëjmë hapa të nxituar, sepse më pas do të kemi dyndje.

Çfarë po ndodh me Latifin, kur do t’i bashkohet ekipit?

Kam komunikuar me të dhe do të shohim se si do të zgjidhet ky problem. Besoj se këto 2-3 ditë do të vijë në Austri.

Janë përcaktuar kundërshta­rët për miqësoret që do të zhvilloni në Austri?

Do të zhvillojmë tri miqësore, ku një prej të cilave është e përcaktuar për në datën 5 korrik. Në vijim do të vendosen edhe të tjerat. Më tepër se tri ndeshje miqësore nuk më duhen në këtë moment. Ndeshjet e shumta na prishin planet stërvitore për të ardhur në gjendje sa më të mirë në përballjen me Universita­tea Kraiovën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania