Panorama Sport (Albania)

Duro: Babatunde i Laçit, më duhet një mesfushor

Dëmtimi i Qatos mërzit trajnerin, peng Boshnjaku i Vllaznisë “Nuk po gjejmë lojtarët e duhur në merkato, ja si kalohet Iskra”

- ILIR CARA

Laçi duket prapa me përforcime­t, por trajneri Shpëtim Duro po i merr më të mirën grupit që ka. Këtë e tregojnë edhe dy miqësoret e zhvilluara së fundmi, ku kanë fituar ndaj dy skuadrave kosovare që marrin pjesë në Ligën e Konferencë­s, 2-1 ndaj Gjilanit dhe 2-0 ndaj Llapit. Por sikur të mos mjaftonin boshllëqet e lëna nga largimet, Laçi merr një tjetër goditje në mesfushë, ku Klinti Qato ka dëmtuar gjurin dhe do të mungojë rreth 6 muaj. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, trajneri Duro pohoi se është i kënaqur nga përgatitje­t e skuadrës, por i mërzitur nga dëmtimi i Qatos. Trajneri kryeqyteta­s ka besim se mund t’ia dalë ndaj malazezëve të Iskrës edhe me grupin që ka dhe për momentin kërkon vetëm një përforcim, një zëvendësue­s për mesfushori­n Qato. Duro sqaroi edhe situatën e nigerianit Majkëll Babatunde, të cilin e quan pjesë të Laçit, por duke qenë se ka kohë pa luajtur, do të ingranohet gradualish­t. Dëshira e merkatos së Shpëtim Duros ka qenë Lorik

Boshnjaku, i cili është bërë pjesë e Vllaznisë. Trajneri 62vjeçar tregon edhe arsyen pse nuk guxuan për Boshnjakun, për të cilin thotë se shkodranët kanë marrë një lojtar të jashtëzako­nshëm.

Keni fituar ndaj dy skuadrave kosovare që marrin pjesë në Europë, Gjilani dhe Llapi. Sa i kënaqur jeni me përgatitje­t dhe çfarë ju shqetëson për momentin te Laçi?

Jam i kënaqur me përgatitje­t. U mërzitëm se Qato ka marrë dëmtim të rëndë në gju dhe pritet të mungojë rreth 6 muaj. Kjo goditje na vjen pikërisht në repartin ku kishim problem pa filluar fazën përgatitor­e. Dëmtimi i Qatos na prishi shumë punë, pasi e thashë se luante në repartin ku kishim deficite.

Me ekipin po përgatitet një mesfushor me CV të pasur, Majkëll Babatunde. A do të jetë nigeriani pjesë e Laçit?

Babatunden patjetër që do ta mbajmë sepse është lojtar me potencial dhe eksperienc­ë. E vumë re në dy miqësoret

që zhvilluam, për aq sa u aktivizua. Ka një kohë të gjatë pa u aktivizuar dhe gradualish­t do ta ingranojmë me skuadrën, pasi bëhet fjalë për një lojtar me cilësi dhe e tregon se ka qenë futbollist i një niveli të lartë.

Mesfushori­n nigerian mund ta aktivizoni në dy ndeshjet ndaj Iskrës?

Mund ta përdorim pak, pasi, siç e sqarova, ai nuk ka ritmin e ndeshjeve. Duhet të kemi kujdes dhe ta përdorim gradualish­t.

Besoni se do t’ia dilni

ndaj malazezëve, që në miqësoret verore kanë pësuar disfata, madje edhe me rezultat të thellë?

Të shikojmë si do të rrjedhë situata, por për të arritur suksesin duhet vlerësim maksimal të kundërshta­rit, duke mos u ndikuar nga ajo çfarë kanë bërë në këtë periudhë përgatitor­e.

Ndaj Iskrës do të përdorni vetëm grupin që keni pasur në këtë periudhë apo prisni edhe ndonjë goditje tjetër?

Dëshira ime pas ikjes së Juljan Shehut ka qenë Lorik Boshnjaku, të cilin e mori Vllaznia. Këtë lojtar e kam pëlqyer që para tri sezonesh.

Pse nuk e morët ju Boshnjakun te Laçi apo Vllaznia i ofroi më shumë?

Boshnjaku ishte një ide imja që para dy muajsh, por mendova se nuk do të lëvizte nga Prishtina. Vllaznia, si

duket, i ka pasur kontaktet më të avancuara. Ne si klub nuk kemi pasur kontakte direkte me lojtarin, vetëm ka qenë një ide imja dhe një bisedë me një personazh të futbollit në Kosovë. Gjithnjë isha me idenë se nuk do të lëvizte nga Prishtina, pasi konsideroh­ej si “flamur” i këtij klubi. Po Vllaznia sigurisht është treguar më e shkathët, ka hyrë në bisedime dhe për mua ka marrë një lojtar jashtëzako­nisht të mirë.

Ndonjë afrim konkret prisni para Iskrës dhe ku keni nevojë për përforcime?

Më duhet vetëm një lojtar që të luajë para mbrojtjes, ku na u dëmtua edhe Klinti Qato. Kemi parë dhe monitoruar disa elementë, por nuk po bindemi për të gjetur lojtarin e duhur. Për momentin më duhet vetëm një lojtar për këtë rol, pasi me pjesën tjetër duket se jemi në rregull.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania