Panorama Sport (Albania)

Dinamo, gati akordi me Krasniqin

Bisedime të avancuara me qendërmbro­jtësin, drejtuesit pëlqejnë edhe Alfred Mensah Ganezi pak ditë më parë u transferua në Izrael, por blutë e kanë në listën e dëshirave

- FATJON RUPI

Dinamo nis merka ton. Edhe pse pres identi Ardian Bardhi pati thënë që do të bëjnë vetëm katër goditje këtë verë, bisedimet po bëhen me më shumë se kaq lojtarë. Kjo ndoshta nuk bëhet pa shkak, por për t’i paraprirë ndonjë tjetër largimi. Gazeta “Panorama Sport” zbulon emrat e parë që drejtuesit kanë në plane. Bëhet fjalë për Gëzim Krasniqin dhe Alfred Mensah. Drejtuesit kanë punuar në heshtje deri tani, por dukshëm kanë avancuar ne negociata me qendërmbro­jtësin dhe qendërsulm­uesin. Ata janë të dy emra shumë të njohur në futbollin shqiptar dhe që konsideroh­en si dy elementë që do t’u bënin shumë punë kryeqyteta­sve në misionin “Superiore”.

KRASNIQI - Gëzim Krasniqi është një mbrojtës me shumë përvojë dhe për të flet vetë Cv-ja. Në Shqipëri ka luajtur thuajse kudo, duke filluar nga Besa, për të vazhduar me Partizanin, Flamurtari­n, Kukësin dhe së fundi

Egnatian, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. Futbollist­i 32vjeçar ka mbyllur bashkëpuni­min me rrogozhina­sit pak javë më parë dhe Dinamo duket se është vënë menjëherë në lëvizje për ta afruar në skuadër. Eksperienc­a e Krasniqit do t’i vlente shumë skuadrës blu në Kategorinë e Parë. Në rastin e Krasniqit, drejtuesit e Dinamos nuk kanë asnjë pengesë sa i takon anës kontraktua­le. Edhe me këtë futbollist bisedimet janë në një fazë të avancuar dhe shumë shpejt pritet të arrihet akordi për ta veshur Krasniqin blu.

Për qendrën e mbrojtjes Dinamo ka në skuadër Alesio Mijën dhe Eni Imamin, ndaj dhe duhen përforcime për ta kompletuar këtë sektor, në mënyrë që të përballojë pa probleme një kampionat të gjatë, me rivalitet dhe mbi të gjitha agresiv.

MENSAH - Sapo përmendet emri i Alfred Mensah, natyrshëm krijohet një lloj stepjeje. Jo më larg se një javë më parë, u transferua në Izrael dhe Skënderbeu nga ky operacion pretendont­e që të merrte diku te 90 mijë euro. Dhe jo prej kontratës (pasi u largua si lojtar i lirë nga Korçë), por për formimin e tij. Mjafton të bësh një kërkim në rrjet dhe rezulton se ganezi është federuar te Hapoel Nof Hagalil. E megjithatë, në kohë merkatoje çfarë nuk ndodh. Dhe fakti që te Dinamoja kanë avancuar ndjeshëm me bisedime, të bën të mendosh që diçka është përmbysur rrugës. Ai vjen pas një kampionati vërtet të mirë me korçarët, ku ka shënuar 9 gola dhe mbajtur peshën e krejt ofensivës. Afrikani luan në qendër, por edhe në krah. Blutë e shohin si lojtarin e duhur për të udhëhequr sulmin, repartin më problemati­k që ata kanë pasur. Në janar Dinamo afroi Rexhinaldo­n, por sulmuesi nga Mozambiku nuk mundi të shënonte asnjë gol me fanellën e kësaj skuadre. Drejtuesit e klubit kryeqyteta­s u vunë në lëvizje për sulmues dhe kanë gjetur Alfred Mensah si profilin adapt. 22-vjeçari e njeh mirë kampionati­n shqiptar, edhe pse sezonin e ri Dinamo merr pjesë në Kategorinë e Parë. Palët janë shumë afër marrëveshj­es, por ende nuk mund të flasim për një përforcim të sigurt të bluve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania