Panorama Sport (Albania)

Në sulm për Lajthinë, Tomori tenton të rrëmbejë “bomberin” e Lushnjës

Në bisedime me mesfushori­n, drejtori: Shtojmë cilësinë për elitën

-

Sapo kanë konfirmuar Klodian Arbërin në stol, në Berat kanë nisur nga puna për merkaton. Është vetë trajneri ai që po e drejton fushatën e riorganizi­mit e skuadrës. Është planifikua­r që gati 70% e organikës së vjetshme të ruhet dhe pjesa tjetër do të afrohet. Qëllimi është që të përforcohe­n në çdo repart dhe të ndërtojnë ekipin e duhur, që do të përmbushë objektivin e vendosur tashmë nga klubi. “Panorama Sport” mëson se tekniku ka futur në listën e prioritete­ve fillimisht një mesfushor dhe një qendërmbro­jtës, që do t’i mbyllte të gjitha problemet dhe mangësitë e konstatuar­a sezonin e fundit. Emri i parë i mësuar është Xhonatan Lajthia, mesfushori

që luante për Lushnjën. 23vjeçari është pa kontratë dhe rrjedhimis­ht nuk ka asnjë pengesë për ta marrë. Bëhet fjalë për një lojtar që nuk do të ndihmonte vetëm në mesfushë, por edhe në sulm. Ai ka shënuar jo pak, por 10 gola. Ai është kontaktuar tashmë nga trajneri dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojë ky operacion. Emri i qendërmbro­jtësit nuk dihet, pasi në klub po e mbajnë “sekret”. Për të na treguar më shumë rreth planeve që klubi ka, për “Panorama Sport” foli drejtori Avenir Bejo. “Do të zhvillojmë një merkato pa shumë bujë, por me shumë cilësi. Aktualisht shihet interes në rritje nga shumë futbollist­ë për të ardhur te Tomori. Të gjithë vlerësojnë si historinë e skuadrës sonë, ashtu edhe pretendime­t. Ndërkohë, kemi edhe një tjetër avantazh të dukshëm në raport me skuadrat e tjera, sepse ofrojmë trajtim financiar shumë të kënaqshëm, korrektësi dhe akomodim dhe mikpritje. Synojmë të përsërisim sezonin 1999– 2000. Asokohe u shpallëm nënkampion­ë në elitë, ndërsa tani do tentojmë ngjitjen. E meritojmë më shumë se kurrë, meqenëse festojmë përfundoi drejtori teknik i beratasve.

 ?? ?? Xhonatan Lajthia, mesfushori 23-vjeçar që synon Tomori
Xhonatan Lajthia, mesfushori 23-vjeçar që synon Tomori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania