Panorama Sport (Albania)

Bregu rrezikonte merkaton, Mara bëri shpëtimtar­in

35 mijë euro borxh për pak “dogjën” klubin Me paratë e shitjes së mesfushori­t u shlye sulmuesi

- LLAZI SARO

Skënderbeu shpëton në limite. Klubi rrez ikonte bllokimin e merkatos nga ana e FIFA-S, për shkak të detyrimeve të pashlyera karshi ishlojtarë­ve. Konkretish­t jemi duke folur për Dejvi Bregun, që kishte fituar çështjen në gjyq dhe priste me kohë që të merrte paratë. Nëse vendimi nuk ekzekutohe­j, në lojë do të futeshin “ndërkombët­arët”. Gazeta “Panorama Sport” mëson se borxhi ndaj sulmuesit që aktualisht luan te Boluspori në Turqi, shkonte në afro 35 mijë euro. Kjo shumë vinte nga paga të palikuidua­ra në kohë kur vlonjati luante te korçarët. Kjo do të ishte një goditje e madhe për Skënderbeu­n, në kohën kur gati 70% e organikës nga sezoni i kaluar është larguar dhe një pjesë vazhdon të jetë në dilemë për qëndrimin e ri. Ky ka qenë një ngërç i madh për bardhekuqt­ë, por që në ditët e fundit të afatit ia kanë hedhur paq. Dhe zgjidhja erdhi nga Uerdi Mara, një prej lojtarëve më të rëndësishë­m të tyre në sezonet e fundit.

SHPËTIMI

Ishte mesfushori 23-vjeçar që nxori nga sikleti korçarët, të cilët rrezikonin të mbeteshin me merkaton të bllokuar dhe të mos bënin dot asnjë zyrtarizim. Transferim­i i Uerdi Marës te turqit e Ankara Keçiorengu­çu ka qenë shpëtimi për bardhekuqt­ë. Klubi korçar ka thënë

dhe stërthënë që talentin nga Maliqi do ta shisnin për më shumë se 200 mijë euro dhe kërkesat nuk i kanë munguar. E megjithatë, asnjëra nga ofertat nuk ishte aq konkrete. Të shtyrë nga situata alarmante, kanë nxituar të mbyllin gjithçka në Turqi. Vetë klubi ka kërkuar likuidim të menjëhersh­ëm të shumës, për të cilën kanë rënë dakord. Të hënën kanë ardhur paratë në llogarinë e klubit (ditë që Mara mori avionin për në Ankara) dhe një pjesë e tyre janë përdorur për të shlyer nxitimthi detyrimet që i kishin Dejvi Bregut. E

thënë ndryshe, Skënderbeu evitoi bllokimin e merkatos me paratë që i erdhën nga shitja e Uerdi Marës.

MARRËVESHJ­A

Kujtojmë se marrëveshj­a mes Ankara Keçiorengu­çu dhe Skënderbeu­t u arrit për një vlerë fillestare prej 100 mijë eurosh. Përmes bonuseve të kontratës që lojtari ka nënshkruar, paraqitjev­e, asistimeve apo golave që do të shënojë në sezonin e ardhshëm, shifra mund të shkojë deri në 150 mijë euro. Nga kjo tratativë, bardhekuqt­ë kanë mbajtur edhe 10% të kartonit të fantazisti­t.

 ?? ?? Uerdi Mara, mesfshori 23-vjeçar i Ankara Keçiorengu­çu
Uerdi Mara, mesfshori 23-vjeçar i Ankara Keçiorengu­çu
 ?? ?? Dejvi Bregu, sulmuesi 26-vjeçar i Boluspor
Dejvi Bregu, sulmuesi 26-vjeçar i Boluspor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania