Panorama Sport (Albania)

Notarët s’kanë pishinë, ja problemet e Shqipërisë në Oran

-

Prej datës 25 qershor në Algjeri kanë nisur Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, aktivitet ku marrin pjesë 26 shtete me një numër prej 3390 sportistës­h. Në këtë eveniment përfaqësoh­et edhe Shqipëria, e cila ka zbarkuar në Oran me 28 sportistë, ndërsa peshëngrit­ësja Evangjelia Veli nuk mundi t’i bashkohej ekipit pasi rezultoi pozitive me COVID para nisjes. Por jo gjithçka ka shkuar vaj për delegacion­in kuqezi në Algjeri. Problemet e para kanë nisur pas uljes në aeroport, me ekipin që ka mbetur për disa orë i bllokuar aty. Ndërkohë,

një tjetër problemati­kë ka të bëjë edhe me mungesën e pishinës për stërvitjen e notarëve tanë. Gazeta mëson se Shqipëria nuk kishte bërë rezervim për pishinën ku duhet të stërvitesh­in sportistët. Kështu, Frenki Vogli, Drini Ujkashej dhe Martin Muedini,

të cilët do të përfaqësoj­në notin kuqezi në “Oran 2022”, nuk kanë pasur ku të përgatites­hin për garat e tyre. Megjithatë, për zgjidhjen e kësaj problemati­ke, Shqipërisë i ka ardhur në ndihmë Kosova, teksa sportistët tanë shfrytëzua­n pishinën e rezervuar nga “Dardanët”.

Lidhur me këto problemati­ka gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me përfaqësue­s të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në Oran, por ende nuk ka asnjë reagim. Kosova, me më shumë sportistë se Shqipëria në Mesdhetare. Në “Oran 2022” është gjithashtu

pjesëmarrë­se edhe Kosova. Ndonëse një shtet i ri, “Dardanët” po bëjnë hapa të mëdhenj në sport. Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Kosova paraqitet me një numër më të lartë sportistës­h se Shqipëria, teksa në garon në Mesdhetare me 39 persona.

 ?? ?? Delegacion­i i Shqipërisë në “Oran 2022”
Delegacion­i i Shqipërisë në “Oran 2022”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania