Panorama Sport (Albania)

Arbitrim i njëanshëm, Beqiri tërhiqet nga dueli

Boksieri kuqezi braktis sfidën mes polemikash Bushati: Algjerianë­t i kanë favorizuar në të gjitha ndeshjet

- ARTIN LLESHAJ

Shqipëria vijon garat në Lojërat Mesd hetare që po mbahen në Oran të Algjerisë, teksa dje ishte një ditë shumë e rëndësishm­e për boksin kuqezi. Pasi kishte fituar duelin e parë kundër turkut Necat Ekinci në ndeshjen debutuese për peshat 69 kg, Alban Beqiri u ngjit mbrëmjen e djeshme në ring për sfidën çerekfinal­e ndaj algjeriani­t Jugurtha Ait-bekka. Një sfidë që vendoste edhe medalje, për vetë rregullore­n e boksit, pasi kalimi në gjysmëfina­le të dhuron minimalish­t bronzin. Por dueli i djeshëm në “Oran 2022” u shoqërua me shumë polemika, kjo për shkak të arbitrimit. Pas dy raundeve të para, të cilët gjyqtarët i akorduan në favor të boksierit vendës me rezultatin e ngushtë 10-9, trajnerët

Zef Gjoni dhe Renato Kurti, në shenjë proteste vendosën që ta tërheqin boksierin Beqiri nga dueli në raundin e tretë. Trajnerët së bashku me boksierin Beqiri kishin pakënaqësi të mëdha për të gjithë arbitrat, të cilët ishin të njëanshëm duke e mbajtur ndeshjen në favor të boksierit vendës. Kështu, Beqiri e ndal mes shumë polemikash në gjysmëfina­le rrugëtimin e tij në Lojërat Mesdhetare, në ditën kur festonte 28-vjetorin e lindjes. Kujtojmë se Alban Beqiri mban rezultatin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e boksit shqiptar, teksa rreth një vit më parë si askush tjetër më parë arriti që të fitonte medaljen e bronzin në Kampionati­n Botëror.

FLET TRAJNERI BUSHATI – Pas ndeshjes së Alban Beqirit gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me trajnerin e tij personal, Sead Bushatin. Ky i fundit në një prononcim të shkurtër evidenton arbitrimin e njëanshëm. “Arsyeja e tërheqjes nga trajnerët atje ishte arbitrimi i keq gjatë dy raundeve të para, por sidomos në setin e dytë”, thotë Bushati. Megjithatë, trajneri shkodran që e stërvit Beqirin te skuadra e Tiranës, thotë se nëse do të kishte qenë në Oran, ai nuk do të kishte marrë vendim për ta tërhequr nga dueli: “Po të isha atje nuk do ta merrja një vendim të tillë dhe do ta lija ta mbaronte ndeshjen deri në fund. Arbitrimi i dobët në Lojërat Mesdhetare u pa edhe me shumë boksierë të tjerë që u ndeshën me vendësit e Algjerisë”, thotë Sead Bushati.

 ?? ?? Alban Beqiri
Alban Beqiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania