Panorama Sport (Albania)

Llazani: Gati për sfidat e FIBA-S

“Ja pse federata ka zgjedhur ‘Dhimitraq Gogën’ si shtëpinë e ekipeve kombëtare”

- ARTIN LLESHAJ

Muaji korrik do të jetë tejet intensiv për basketboll­in shqiptar në eventet europiane të FIBA-S, duke nisur që nga Kombëtarja e të rriturve e deri te moshat. Në prag të këtyre aktivitete­ve gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me Korab Llazanin, sekretarin e përgjithsh­ëm të FSHB-SË, i cili flet për pjesëmarrj­en në këto veprimtari. Llazani sqaron pse pallati i sportit “Dhimitraq Goga” është kthyer në shtëpinë e ekipeve kombëtare, ndërsa gjithashtu flet për rëndësinë e angazhimit të moshave në kompeticio­net ndërkombët­are. Ai përsërit edhe një herë tjetër apelin për realizimin e një ligji për sponsorizi­min, duke e konsiderua­r si terapinë e vetme për zhvillimin e sportit.

Llazani, jemi përpara një sezoni veror shumë të ngjeshur me aktivitete. Çfarë pret FSHB nga pjesëmarrj­a në këto evente europiane?

Jemi përpara një stinori me aktivitete ndërkombët­are shumë të ngjeshura. E fillojmë që në 3 korrik ku presim Rumaninë për të rritur në FIBA Eurobasket 2025 dhe më pas është radha për të gjitha ekipet e moshave për ta përfunduar në datë 31 korrik.

Edhe një herë tjetër keni zgjedhur pallatin e sportit ‘Dhimitraq Goga” për kombëtaren e parë. Si do ta komentoni këtë zgjedhje, që ndoshta mund të ketë krijuar disi pakënaqësi nga dashamirës­it e basketboll­it në kryeqytet?

Po, është e vërtetë që ndeshjet tona i zhvillojmë në “Dhimitraq Goga” dhe është po aq e vërtetë që kjo ka sjellë njëfarë vështirësi­e për sportdashë­sit

e kryeqyteti­t siç thoni edhe ju. Por, ky kompleks, që mban edhe emrin e një legjende të basketboll­it shqiptar, është kthyer tashmë në “qendrën” e grumbullim­it të ekipeve tona kombëtare. Aty ne kemi pasur fatin që një anëtar i FSHB-SË ka ndërtuar ketë kompleks modern dhe e vë atë në dispozicio­n të stërvitjes së ekipeve kombëtare pa asnjë pagesë. Për këtë meriton falënderim­et tona për dashamirës­inë e treguar dhe që dikush tjetër nuk e bën në Tiranë. Ai ka sallën e pajisur me aparaturat sipas kërkesave teknike dhe rregullore­s së lojës

së basketboll­it standard të FIBA-S që sallat në Tiranë nuk na e mundësojnë. Aty kemi sallën e forcës, kemi hotelin e përshtatur posaçërish­t për lojtarët tonë shtatlartë. Aty kemi edhe restoranti­n në dispozicio­n vetëm të ekipeve tona. Pra, duhet të na mirëkuptoj­në të gjithë dashamirës­it e basketboll­it, se FSHB-JA, me mundësitë financiare në dispozicio­n, ka bërë falë edhe bashkëpuni­mit me anëtarin tonë zgjedhjen më profesiona­le dhe me koston më të përshtatsh­me dhe të ulët ekonomike se në çdo ambient tjetër.

Më tej do të jetë radha e

moshave, ku serinë do ta çelë ekipi U-20 i vajzave, që është shortuar në një grup me kundërshta­rë shumë të fortë…

Kjo kategori do të ketë përpara skuadra të kalibrit europian dhe për hir të së vërtetës të kesh përballë skuadra si ato të Turqisë, Greqisë, Ukrainës dhe Zvicrës… konsideroh­et një short i papërshtat­shëm për nivelin e femrave tona. Por tashmë ne duhet që të përparojmë duke u ndeshur me çdo kundërshta­r pavarësish­t rezultatev­e, sido që të jenë ato. Ne duhet t’i inkurajojm­ë vajzat tona për më të mirën e mundshme.

Duke kaluar përtej rezultatev­e. Sa ndikon pjesëmarrj­a në këto evente në basketboll­in e moshave?

Pjesëmarrj­a me të gjitha ekipet tona kombëtare në eventet europiane, ka mbartur në vetvete një kosto mjaft të lartë profesiona­le, financiare dhe morale për federatën tonë. Ajo është pjesë e strategjis­ë për krijimin e strukturav­e të qëndrueshm­e të ekipeve kombëtare të rritur/a. Fakti që kemi rinovuar totalisht skuadrën tonë kombëtare të meshkujve me lojtarët që ishin kalamajtë e parë në fillimet e këtij projekti, siç janë Lila, Taflaj, Bidini, Hysa, Strazimiri dhe duke vazhduar me Prodanin, Hajdarin dhe të tjerë. Këto janë produkt i kësaj ndërmarrje­je, e cila ka bërë që skuadrat tona të jenë tërheqëse edhe për lojtarët shqiptarë që luajnë në Greqi apo në Itali, të kërkojnë të bëhen pjesë e tyre në të gjitha grupmoshat. Posaçërish­t presidenti, z.ponari, bashkë me anëtarët e bordit jemi të bindur që rruga që po ndiqet është rruga e zhvillimit. Tani sa më shumë të investohet, aq më shpejt do të vijnë edhe rezultatet e pritshme.

Por gjithashtu kjo pjesëmarrj­e ka edhe kosto financiare. Si ia bëni për ta përballuar atë?

Natyrisht që e gjithë kjo veprimtari që po zhvillojmë ka një faturë financiare mjaft të kripur, të cilën deri tani e kemi mbuluar me përpjekjet dhe kontribute­t e bashkëpunë­torëve. Ata na janë gjendur me produktet dhe shërbimet e tyre duke na ndihmuar ndjeshëm në përmbushje­n me sukses të programit tonë. Krahas tyre kemi pasur edhe kontribute personale, por baza e mbështetje­s ka qenë nga fondi grant i MASR, KOKSH dhe sponsorëve të afishuar në faqen tonë zyrtare. E gjithë kjo sforco është e pamjaftues­hme dhe na vendos në pozitat e qaramanëve! Prandaj, ne duhet t’i kërkojmë me forcë shtetit dhe politikës shqiptare, që të ndërhyhet në ligjin e sponsorizi­mit, si e vetmja alternativ­ë dhe si e vetmja terapi që shëndosh financimin në sport, që e bën atë të ecë përpara si duhet dhe të përmbushë plotësisht misionin publik në shoqërinë tonë.

Cili është komenti juaj për projektin e sportit në shkolla. Mendoni se do t’i japë një zhvillim basketboll­it kjo nismë?

T’iu them të drejtën, ne jemi një federatë me një numër modest punonjësis­h dhe kemi qenë dhe jemi në një valë intensive pune. Me këtë gjë po merret Komiteti Olimpik dhe dëshiroj që të ketë arritje sa më të mira në këtë nismë. Ndoshta është akoma herët të japim komente për një diçka të tillë, sepse është hera e parë që ndodh një financim i tillë që bën shteti ynë dhe duhet të urojmë dhe shpresojmë që të arrihen pritshmëri­të. Ne jemi të fokusuar në dy eventet tona të rëndësishm­e që kemi në prag të derës, siç është Europiani i vajzave U-16 që zhvillohet në qytetin e Korçës si dhe ajo që është dhe më e madhja për ne dhe që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë “Konventa Europiane e U-14”, eveniment që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe ku do të marrin pjesë të gjitha federatat e Europës. Kjo është garantuar nga presidenti i FSHB-SË z.ponari, të cilën FIBA ia ka besuar federatës sonë dhe do të zhvillohet këtu në muajin tetor.

 ?? ?? Korab Llazani
Korab Llazani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania