Panorama Sport (Albania)

Interi rikthehet te Kumbulla

Zikaltrit e kanë kërkuar edhe në 2020-ën, tani opsion nëse largohet De Vraj Murinjo nuk e sheh si titullar, sistemi i Inzagit do të ishte perfekt për Marashin

- Përgatiti: KRISTI SEJATLLARI

Faza e dytë e merka tos së Interit do të jetë e përqendrua­r te reparti i mbrojtjes, ku pritet që të bëhen edhe 2-3 përforcime, pasi prapavija do të pësojë shumë ndryshime. Kolarov dhe Ranokia janë larguar dhe me shumë mundësi Shkriniar me De Vrajin. Sipas “Tuttosport”, Interi ka një plan për të revolucion­arizuar mbrojtjen. Përveç Bremenit dhe Milenkoviç­it, njëri i Torionos dhe tjetri i Fiorentinë­s, një emër që ka dalë së fundmi në skenë është edhe ai i Marash Kumbullës. Në fakt, emri i shqiptarit është rikthyer si objektiv për zikaltrit, pasi Kumbulla është një lojtar që Interi e ka synuar edhe më përpara, përkatësis­ht në merkaton e vitit 2020, kur ai ishte pjesë e Veronës dhe nuk kishte firmosur akoma me Romën. Kumbulla nuk është titullar për Murinjon dhe gjithashtu për Interin do të ishte zëvendësim­i i përsosur për një nga tre qendrat, veçanërish­t nëse Shkriniar

dhe De Vraj do të largoheshi­n. 22-vjeçari në sezonin e kaluar me verdhekuqt­ë nga kryeqyteti u aktivizua në total në Serinë A në 17 ndeshje. Por nga ana tjetër, Roma ka një bilanc prej 20 milionësh euro dhe me shumë mundësi nuk do që ta shesë shqiptarin. E paqartë do të jetë edhe skema që do të përdorë Murinjo sezonin e ri, pasi mundësia është që të rikthehet të luajë me 4 mbrojtës dhe jo me sistemin ku janë tri qendra dhe dy në krahë, sistem ky me të cilin përshtatet më së miri 20-vjeçari i Kombëtares. Ndërsa te zikaltrit Marashi do të gjente një sistem 3-5-2, pasi Inzagi është i njohur për këtë dhe do ta kishte edhe më të lehtë mbrojtjen në fushë.

Përveç Interit që ka dalë në skenë, për Kumbullën është e interesuar edhe skuadra nga veriu i Italisë, Torino. Ivan Juriç e njeh shumë mirë mbrojtësin pasi e ka pasur nën drejtim te Verona dy sezone më parë, por mënyra se si e kërkon Torino, në formë huazimi, nuk është e pranueshme për Romën.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania