Panorama Sport (Albania)

Pratali: Kristjani e fiton bastin me “San Siro”-n

-

Françesko Pratali, ishmbrojtë­si i Empolit dhe një nga emrat më të mëdhenj të skuadrës toskane, e ka shprehur gjithmonë vlerësimin e tij për Kristjan Asllanin i cili ka qenë gjithmonë ai që ka tërhequr vëmendjen në ekipet e moshave. Në intervistë­n e tij të fundit, italiani ka zbuluar më shumë rreth personalit­etit të Asllanit për të cilin tregoi se do ta përballojë si duhet presionin e “San Siro”-s.

FËMIJËRIA – “Kristjani ka qenë gjithmonë i apasionuar i madh i futbollit dhe kushdo që e njeh, e kujton gjithmonë me topin në këmbë që kur ishte 34 vjeç. Ajo që ka bërë më shumë përshtypje, është lehtësia me të cilën mbante topin dhe driblonte që në atë moshë. Ishte e jashtëzako­nshme të shikoje që atëherë një fëmijë që mund të godiste njësoj si me të majtën dhe me të djathtën, ishte një kënaqësi për sytë. Duke u rritur e kuptonte shumë mirë që do të kishte sukses, por ka ruajtur përulësinë që e ka karakteriz­uar gjithmonë. Është pa dyshim meritë e tij dhe e familjes së tij, që i ka përcjellë vlera të tilla. Është një djalë i jashtëzako­nshëm që të gjithë e duan shumë në qytetin ku është rritur”.

AVENTURA ZIKALTËR - “Tek Interi, nëse luan, ke 10 kampionë në krah dhe ai ka një detyrë të vështirë, të zëvendësoj­ë Marselo Brozoviçin, që në atë rol është ndër tre të më mirët në Europë. Por Kristjani është i ri dhe shumë inteligjen­t dhe mund të përmirësoh­et edhe nëse luan vetëm 10 ndeshje në sezon, madje edhe nëse thjesht stërvitet me lojtarë të tillë. Jam i sigurt që do të ketë të gjithë hapësirën dhe besimin e nevojshëm dhe ai do të tregojë të gjithë kapaciteti­n e tij. I ka të gjitha karakteris­tikat për të kryer në perfeksion rolin e tij natyral para mbrojtjes, ashtu si ka treguar që mund të mbulojë edhe pozicione të tjera me të njëjtin efikasitet”.

BASTI – “Sigurisht që nuk do ta ketë të lehtë, por ka çdo gjë për t’ia dalë dhe për ta shfrytëzua­r këtë mundësi që i jepet. Nuk flas këtu vetëm për cilësi teknike, por mbi të gjitha për ato karakteria­le. Për të luajtur përballë një publiku prej 80 mijë personash si i ‘San Siro’-s të duhet personalit­et dhe Kristjani e ka. Jam i bindur se këtë sezon do t’i bëjë të gjithë të flasin për të”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania