Panorama Sport (Albania)

“I përzgjedhu­ri” Asllani nis aventurën zikaltër

Mesfushori kreu dje vizitat mjekësore: I lumtur, forca Inter! Tifozë të shumtë në numër për ta pritur, i kërkojnë gol në derbi

- Përgatiti: NISLI GJINI

Interi është një ëndërr që jo të gjithë mund ta prekin, por Kristjan Asllani ia doli. Pasi prej javësh ishte gjetur akordi që e lejonte mesfushori­n të shijonte këtë ëndërr, ka qenë dje dita kur Kristjani e preku atë edhe fizikisht. Elbasanasi ka qenë në Milano për të kryer vizitat mjekësore për zikaltrit dhe pas përfundimi­t të procedurav­e i është drejtuar selisë së Interit ku ka hedhur firmat mbi kontratën që pritet ta lidhë me Interin për 5 vitet e ardhshme, me zyrtarizmi­n që pritet ditët në vijim. Pasi la pas 13 sezonet e tij me Empolin, në arkat e të cilëve do të shkojnë 14 milionë euro plus 2 të tjera që mund të shtohen në formë bonusesh, 20-vjeçari do t’u bashkohet si fillim në huazim nënkampion­ëve të Italisë, që do të aplikojnë detyrimin e blerjes qershorin e ardhshëm.

VLERËSIMI NGA TIFOZËT - Rastësisht ose jo, Interi ka zgjedhur ta sjellë në Milano mesfushori­n në të njëjtën ditë me Romelu Lukakun. Mundësi të arta për të dy, me belgun që ka shansin e dytë me zikaltrit dhe me djaloshin shqiptar që nëse do të dijë të përfitojë, mund të bëjë hapa gjigantë në karrierën e tij që sapo ka nisur. Pikërisht pritshmëri­të për Asllanin ashtu si dhe qëndrimi armiqësor ende i pazbutur me Lukakun kanë bërë që numri i tifozëve të pranishëm për Kristjanin të jetë më i lartë se ai për ish-sulmuesin e Çelsit, një vlerësim që e ka prekur jo pak të riun që në përballjen e parë me ta është shfaqur dukshëm i emocionuar.

DEKLARATAT - Fjalëpakë, i buzëqeshur dhe i ndrojtur, fundja brenda karakterit të tij ka dalë para atyre që e kanë pritur me ovacione dhe kore, duke i përshëndet­ur me fjalë të pakta. “I lumtur që jam këtu, forca Inter”, kanë qenë fjalët e para të Asllanit si lojtar i zikaltërve, fjalë që kanë shtuar edhe më shumë entuziazmi­n në turmë. “Duam gol në derbi”, ka qenë thirrja e tifozëve, të cilët i dinë dobësitë e tij për sfidat e rëndësishm­e. Në përballjen e Empolit ndaj Interit në Kupën e Italisë dha asistin për golin e Bajramit, ndërkohë që të vetmin gol personal me fanellën blu e ka shënuar në kampionat pikërisht ndaj asaj që është sot skuadra e tij e re. Nuk është kjo rastësia e vetme, pasi ditët e fundit është zbuluar edhe një foto e Kristjanit me Havier

Zanetin, kur si pjesë e skuadrës së të rinjve të Empolit bënte mbledhësin e topave. Detaje të vogla, të njëpasnjës­hme që duken se kanë shkruar ngjyrat zikaltër në fatin e Asllanit, që jo më kot ka qenë “i përzgjedhu­ri” për të zëvendësua­r Brozoviçin.

 ?? ?? Asllani kur ishte te moshat e Empolit me Zanetin
Asllani kur ishte te moshat e Empolit me Zanetin
 ?? ?? Asllani dje gjatë vizitave mjekësore
Asllani dje gjatë vizitave mjekësore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania