Panorama Sport (Albania)

Zaneti: Mesi kundërshta­ri më i fortë, mjeku ynë ishte... Ronaldo

-

Havier Zaneti vazhdon të jetë simboli i Interit edhe pse tani nuk është më në fushë. Në rolin e zëvendëspr­esidentit zikaltër, “Pupi” kërkon të triumfojë ashtu siç ka bërë edhe si lojtar, triumfe që kanë ngelur në memorien e argjentina­sit, i cili ka rrëfyer shumëçka në një intervistë për “Starcasino Sport”.

“SAN SIRO” - “Është shtëpia jonë, pasi aty kemi jetuar një pjesë të madhe të momenteve tona të paharruesh­me”.

TRANSFERIM­I TEK INTERI – “Për mua ishte një ndryshim i madh, në Argjentinë jetoja në një periferi të Buenos Aires. Nuk do ta harroj kurrë ndeshjen time të parë në ‘San Siro’, ishte e diela e 27 gushtit dhe të premten mora makinën e shëtita prindërit e mi duke u treguar stadiumin dhe duke u thënë: ‘Shikoni, këtu do të luaj ndeshjen time të parë të dielën’. Ishte një moment shumë emocionues”.

BATUTA - “Në dhomat e zhveshjes kishte një llambë solari që rrinte gjithmonë aty sepse mjeku ynë na kishte thënë se na shërbente kundër mykut dhe njollave në lëkurë. Kush ishte mjeku ynë? Ronaldo. Ne ishim skuadra më e nxirë e kampionati­t për këtë shkak”.

KUNDËRSHTA­RËT MË TË FORTË - “Futbolli ka ndryshuar. Më parë mbrojtësi duhej të mbronte, pastaj të ndërtonte, kurse tani duhet më parë të ndërtojë sesa të mbrojë. Në karrierën time kam pasur fatin të kem përballë lojtarë të mëdhenj. Më është dashur të markoj shumë prej tyre, madje edhe Mesin në gjysmëfina­len e Champions League dhe ai nuk ma bëri aspak të lehtë. Po flasim për një lojtar që bën diferencën në çdo moment, që është ndryshe nga të tjerët”.

GOL NË FINALEN E KUPËS UEFA 1998 - “Çfarë i thashë Simeones? I thashë ta linte topin. Ai nuk ishte nga ata që dëgjonte, por në atë moment e la aty dhe shënova një gol të bukur. Për mua ishte një emocion i madh sepse ishte finalja ime e parë europiane me Interin, në të vërtetë e dyta sepse një vit më parë kishim humbur me penallti”.

TRAJNERËT MË TË MIRË - “Është e vështirë të zgjedhësh një. Simoni ishte edhe njeri i madh, përveç si trajner. Nuk mund të mos përmend Mançinin sepse filluam të fitonim me të, por pastaj Murinjo na bëri të kuptonim se gjithçka është e mundur. Ai na shtyu përtej limiteve dhe jo më kot tripleta e 2010-ës do të jetë gjithmonë e paharruesh­me”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania