Panorama Sport (Albania)

Lukaku: Inter, premtoj shumë gola

Zyrtarizoh­et rikthimi i belgut në Milano, do të mbajë fanellën me numër 90 “Jo më kot nuk e shita shtëpinë. Me Inzagin kam mbajtur kontakte gjatë gjithë sezonit”

- Përgatiti: NISLI GJINI

“Jam këtu për të shënu ar shumë gola, ju premtoj dhe ju e dini që unë i mbaj premtimet. Faleminder­it për besimin. Faleminder­it që më keni dashur. Forca Inter!” Kështu është prezantuar Romelu Lukaku në rikthimin e tij tek Interi, një rikthim i zyrtarizua­r mbrëmjen e djeshme, pasi belgu kreu gjatë ditës të gjitha vizitat mjekësore. Nënshkrimi në kontratën e huazimit 1vjeçar (për të cilin zikaltrit do të derdhin 8 milionë euro në llogaritë e londinezëv­e, një shumë që mund të shtohet edhe me 3 milionë euro bonuse në rast triumfi në kampionat), u bë fillimisht i ditur nga vetë presidenti Stiven Zhang që zyrtarizoi me anë të një videoje transferim­in e ish-numrit 9 të zikaltërve. Me këtë numër aktualisht të mbajtur nga Xheko, sulmuesi në sezonin e ri do të veshë fanellën me numër 90. Lukaku më vonë u është drejtuar edhe mikrofonav­e të klubit ku ka treguar të gjitha ndjesitë e tij.

Mirë se erdhe Romelu, cilat janë emocionet tuaja?

Një emocion i fortë. Historia që kam me këto ngjyra është shumë e bukur, sidomos ai trofe i një viti më parë, për mua dhe për tifozët. Interi më ka dhënë shumë dhe shpresoj të bëj edhe më mirë se më parë. Tani më duhet të punoj me ekipin dhe të jap maksimumin tim.

Si ishte ritakimi me presidenti­n Zhang?

Ne folëm për shumë gjëra, mbi të gjitha për sa e pamundur ishte të kthehesha këtu, por tani ia dolëm. Duhet ta falënderoj atë që besoi dhe këmbënguli duke e shtyrë marrëveshj­en drejt realizimit. E arritëm dhe jam shumë i lumtur.

Si është të jesh sërish në Milano?

Është si të kthehesh në shtëpi. Unë dhe familja ime jemi ndier shumë mirë në Milano jo vetëm me qytetin, por edhe me të gjithë tifozët dhe shokët e skuadrës. Të gjithë më kanë ndihmuar që nga dita e parë. Fakti që nuk e shita shtëpinë kur shkova në Angli do të thoshte diçka. Jam i lumtur dhe tani mezi pres të takoj përsëri djemtë në fushë.

Çfarë ju bindi të ktheheshit?

Tifozët, shokët e skuadrës dhe mundësia për të punuar me trajnerin. Ne kemi qenë në kontakt gjatë gjithë sezonit të shkuar, ai po bën mirë me ekipin dhe unë dua ta ndihmoj që të jemi edhe më mirë.

Sa dëshirë keni për të punuar me Inzagin?

Shumë, sepse vitin e kaluar skuadra tregoi një nivel të lartë. Më erdhi shumë keq për titullin, por Interi fitoi dy trofe dhe tregoi se është rritur edhe më shumë. Tani është koha të nisim përgatitje­t për sezonin e ardhshëm dhe të ndjekim rrugën që do të na çojë drejt sukseseve.

Keni folur me shokët e vjetër?

Praktikish­t me të gjithë dhe i falënderoj sepse kanë qenë edhe ata shtysë që të kthehesha. Janë vëllezërit e mi,

jemi si familje.

Aventura juaj e re nis bazuar në numrat e mëdhenj të së shkuarës.

Po, por unë nuk jam individual­ist, mendoj gjithmonë për ekipin. Dua që Interi të fitojë dhe do të bëj gjithçka në fushë për këtë.

Keni një mesazh për tifozët?

Po, jam i lumtur që jam këtu dhe jam gati t’u dhuroj gëzim të gjithëve.

 ?? ??
 ?? ?? Goli i Kristjan Asllanit kundër Interit
Goli i Kristjan Asllanit kundër Interit
 ?? ?? Lukaku dje në dhomën e trofeve
Lukaku dje në dhomën e trofeve
 ?? Lukaku me presidenti­n Zhang ??
Lukaku me presidenti­n Zhang

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania