Panorama Sport (Albania)

Drejtuesit e “Djallit” përgatisin ofertat për dy përforcime Probleme me objektivat e deklaruar, kuqezinjtë kthehen nga Raspadori dhe Luiz

-

Shifra të larta dhe komisione të frikshme. Sikur të mos mjaftonte çështja e rinovimit të kontratës, Paolo Maldini po vuan pasojat e mungesës së miratimit të buxhetit të merkatos nga fondi “Redcorp”. Sançes dhe Botman nuk pritën më, teksa edhe De Ketelere rrezikon të humbasë durimin duke pritur që kampionët e Italisë t’i formulojnë ofertën Bryzhit. Duke parë vështirësi­të në disa tavolina, Milani mund të gjejë zgjidhjen e problemeve ofensive me Xhakomo Raspadorin. I përfolur për një kalim te Juvja e tek Interi, lojtari nuk ka ende një akord me askënd. Sasuolo nuk e lëshon pa 30 milionë euro, por duke parë moshën e re dhe kombësinë (i dobishëm për listën Champions), Raspadori mund të ishte zgjidhja e duhur pasi mund të bëjë fantazisti­n, por edhe sulmuesin. NË MESFUSHË - Përveç fazës ofensive, kuqezinjtë shohin të nevojshëm edhe një intervenim në mesfushë pas dështimit të firmës me Renato Sançesin. Duglas Luiz është një nga lojtarët në listën e dëshirave të Paolo Maldinit. Braziliani i Aston Vilës vlerësohet 35 milionë euro dhe anglezët nuk planifikoj­në asnjë ulje pavarësish­t se kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Rrjeti “Sky” bën të ditur se një përfaqësue­s kuqezi e ka takuar menaxherin e mesfushori­t, por deri më tani nuk ka bisedime mes klubeve për një ofertë të mundshme. Duglas Luiz është një shkatërrue­s i mirëfilltë, por përvoja angleze e ka mësuar të

ndërtojë edhe lojë. 34 prezenca për të në kampionati­n e fundit me Aston Vilën duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste. Ai do të ishte zëvendësue­si direkt i Kesit që më 1 korrik duhet të prezantohe­t zyrtarisht si lojtari më i ri i Barcelonës.

 ?? ?? Xhakomo Raspadori
Xhakomo Raspadori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania