Panorama Sport (Albania)

“Puma” mbulon me miliona kampionët e Italisë

Sponsori teknik e bën të dytin në Itali, Gazidhis: Të destinuar për suksese të reja

-

Klubi i Milanit njoftoi se ka rinovuar partnerite­tin e tij tregtar me “Puma”-n. Sponsori teknik do t’u japë kuqezinjve një shumë prej mbi 30 milionë eurosh në sezon. Marrëveshj­a e mëparshme ishte përcaktuar në bazë të 14 milionë eurove. Kontrata e re, siç mësohet nga media të ndryshme, do të hyjë në fuqi duke filluar nga janari 2023. Hendeku mes tre emrave të mëdhenj të kampionati­t italian dhe klubeve të tjera të Serisë A është shumë i dukshëm. Me përjashtim të Napolit - i cili kaloi në vetëprodhi­m me fanellat “EA7” nga sezoni i kaluar - klubi që fiton më shumë është Lacio, që sapo ka nënshkruar një marrëveshj­e me 5 milionë në sezon me japonezët e “Mizuno”. Roma mbyll top 5shen, me një pakt 3.5 milionësh në vit me “New Balance”.

- Ndërkohë, portali “calcioefin­anza.it” ka hartuar renditjen e ekipeve italiane të futbollit bazuar në të ardhurat e sponsorëve teknikë. Pas rinovimit me “Puma”-n, që do të sjellë 30 milionë euro në vit në arkat e kuqezinjve, Milani ka kaluar Interin (12.5 milionë) në këtë renditje speciale. Në Serinë A, Juventusi mbetet në krye me 51 milionë në sezon që i arkëton rregullish­t nga “Adidas”-i. Prandaj, marrëveshj­a e re me “Puma”-n do t’u sjellë shumë më tepër para kampionëve të Italisë, edhe pse këto janë ende shifra larg atyre të klubeve të tjera më të mira europiane (Real Madrid 120 milionë, Barcelona 105, Junajtid 87, PSG 80, Siti 75, Arsenal dhe Çelsi 60, Liverpul dhe Totenhem 35). GAZIDHIS - Edhe Ivan Gazidhis është shprehur shumë i kënaqur me bashkëpuni­min që do të vijojë. Në deklaratën e tij të zyrtarizim­it të akordit, administra­tori i “Djallit” tha: “Jemi vërtet krenarë që vazhdojmë këtë rrugëtim me ‘Puma’-n, partnerin tonë kryesor që nga viti 2018. Gjatë viteve, puna krah për krah me ‘Puma’-n na ka lejuar të ndërtojmë një partnerite­t solid dhe autentik bazuar në performanc­ën, kulturën e futbollit dhe vlerat e përbashkët­a. Te Milani jemi të ngazëllyer për të filluar një kapitull të ri të këtij partnerite­ti, i cili do të ketë një fokus të fortë në zhvillimin e futbollit të femrave dhe gjeneratës së ardhshme të talenteve, që të dyja aspekte që janë në përputhje me vizionin tonë për klubin”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania