Panorama Sport (Albania)

Synon postin e Gazidhisit, Maldini tremb me rinovimin

Që sot pa kontratë, legjenda dëshiron administra­tën Pak shenja për firmë, zbulohen shkaqet e vonesës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Shpërthimi i një mua ji më parë kur anko hej se nuk ishte njoftuar për shitjen e Milanit nuk ishte rastësor. Paolo Maldini ka probleme me eprorët, por natyra e tyre nuk dihet ende. Sot atij i skadon kontrata me klubin, megjithatë pavarësish­t se sinjale për rinovim ka pasur, asgjë nuk është konkretizu­ar. Mediat flasin prej ditësh se firma mbi rinovimin e kontratës është çështje orësh, por që nga nesër 54-vjeçari do të jetë i lirë. Ai ka thënë në disa raste se nuk e sheh të ardhmen si drejtues në asnjë klub, përveç Milanit, por ende asnjë shenjë për zgjatjen e qëndrimit të tij.

AFATE - Kohët e fundit ishte përmendur edhe një kontratë 3-vjeçare e cila ishte firmosur nga Maldini, por mungonte firma e Xheri Kardinales (kreu i “Redcorp”) i cili, me sa duket, nuk ka nënshkruar asgjë. Përflitet se është në SHBA për të kërkuar investitor­ë, por vonesat e tij po penalizojn­ë rinovimin e Maldinit dhe goditje merkatoje. Botman e Sançes u lodhën duke pritur, teksa pati spekulime se Maldini kishte dyshime

mbi buxhetin e ri, ndaj nuk po rinovonte. Të rejat e fundit e kanë çuar zgjedhjen përsëri nga ana e legjendës i cili duket se kërkon më shumë kompetenca e nuk mjaftohet më me rolin e drejtorit teknik. Ai kërkon të jetë administra­tor ose drejtor ekzekutiv i klubit. Kjo dëshirë ndikohet nga kontrata në skadencë e Ivan

Gazidhisit që në fund të nëntorit do të lërë përgjithmo­në zyrën e tij në “Casa Milan”. Pozicioni i ri i 54-vjeçarit do të sillte ndryshim hierarkish pasi edhe Frederik Masara do të mbulonte rolin e dyfishtë të drejtorit teknik dhe të atij sportiv, ndërsa fjalën e fundit mbi goditjet e merkatos do ta kishte pikërisht Paolo Maldini.

 ?? ?? Pronari i Milanit Xherri Kardinale dhe Paolo Maldini
Pronari i Milanit Xherri Kardinale dhe Paolo Maldini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania