Panorama Sport (Albania)

Aromë divorci, për De Ligtin futet edhe Siti me 120 mln euro

Largimi i holandezit nga Juventusi bëhet çështje serioze Skuadra e Guardiolës, gati të parakalojë 100 mln e Çelsit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një futbollist me klauzolë për prishjen e kontratës nuk mund të quhet asnjëherë “i pashitshëm”, aq më tepër kur klubet angleze janë të interesuar­a për atë. Madje, janë të vetmit që nuk e kanë ndier aspak kaosin dhe deficitin ekonomik që solli COVID, ndaj për Juventusin, pas festës për arritjen e akordeve me Pogbanë dhe Di Marian, ka ardhur momenti që të dridhet. Gjërat kanë nisur të bëhen serioze në orët e fundit, pasi edhe pse bardhezinj­të janë të kapur fort te shifra 120 milionë euro që ka Matajs de Ligt për prishjen e kontratës së tij me “Zonjën e Vjetër”, këtë herë as ky numër nuk e mban më të qetë Juven. Arsyeja është se pasi pretenduan ndoshta edhe për të larguar përfundimi­sht Çelsin nga ideja për “Tulipanin” 22-vjeçar, duke refuzuar 100 milionë euro nga blutë, së fundmi është futur bindshëm në garë edhe Mançester Siti. Dhe pikërisht këtu drithërima­t rriten ndjeshëm, siç raporton “Gazzetta dello Sport”. Nëse Çelsi në 2-3 ditët e fundit kishte këmbëngulu­r te shifra 100 milionë, por kjo e ndarë në 70 kesh, plus vlerësimin 30 milionë të sulmuesit amerikan, Kristian Pulisiç, i cili i pëlqen shumë trajneri Alegri, emirët e kampionëve të Premier Ligës janë gati që të vazhdojnë të bëjnë çmendurira. Madje, burimi në fjalë saktëson se Pep Guardiola e dëshiron aq shumë De Ligtin për ta pasur nën urdhrat e tij, aq sa e ka ndjekur shpesh nga afër edhe në Itali, disa herë nga njerëzit e tij të besuar dhe disa herë të tjera vetëm, i kamufluar mes tifozëve si një sportdashë­s normal. Fundja, të gjithë e dinë mirë se në vitet e tij te Siti fiksimi, por njëkohësis­ht problemi i vetëm i Pep Guardiolës ka qenë blindimi i qendrës së mbrojtjes së skuadrës së tij. Dhe pasi investimi prej 70 milionë eurosh i Ruben Diashit dy vite më parë rezultoi një blerje e goditur, trajneri spanjoll mendon se De Ligt do të ishte shoku ideal i repartit për portugezin, për të ngritur kështu jo vetëm një digë gjigantësh, por edhe dy kampionësh shumë të rinj në rolin e tyre (Diash 25 dhe De Ligt 22 vjeç). Pikërisht mosha, përveç cilësive të pamohueshm­e të holandezit, të paktën në Angli e bëjnë të sigurt se Mançester Siti është gati t’i paguajë Juventusit 120 milionë eurot e klauzolës. Problemi i vetëm për Guardiolën është frika se mos De Ligt ka ndonjë akord paraprak me Çelsin, duke parë këmbëngulj­en e bluve të

Londrës, e cila do të prishte të gjitha planet. Shkurt, aroma e një divorci mes De Ligtit dhe Juves kutërbon dhe askush nuk ka dalë ta përgënjesh­trojë këtë gjë. Dhe tani në Torino ndihen disi të çakorduar, pasi frika më e madhe është që mospagesa

e klauzolës mund të vijë në ditët e fundit të merkatos dhe klubi bardhezi të vuajë një tjetër traumë si ajo me Kristiano Ronaldon verën e kaluar, i cili tradhtoi “Zonjën e Vjetër” vetëm tri ditë përpara mbylljes së dritares së transferim­eve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania