Panorama Sport (Albania)

Çelsi bëhet ultraofens­iv me Rafinjën, Silva thërret edhe Nejmarin

Mbyll me Lidsin për 55 milionë paund, sulm edhe për Sterling

-

Çelsi ka nisur një sulm për të transferua­r Rafinjën nga Lidsi, duke ia rrëmbyer sulmuesin brazilian në momentet e fundit Arsenalit. “Topçinjtë” ishin favoritë për të siguruar shërbimet e lojtarit të krahut, por blutë e Londrës kanë kontaktuar menaxherin e futbollist­it, ish-mesfushori­n e vetë Dekon, ndërkohë që Lidsit i ka bërë një ofertë 55 milionë paund plus 5 milionë bonuset, e cila është pranuar nga klubi. Arsenali kishte negociuar me Lidsin dhe javën e shkuar atyre u ishte refuzuar një ofertë 30 milionë paund plus bonuset. Por gjatë këtyre ditëve ata kishin bërë një ofertë të dytë të përmirësua­r, por që nuk i afrohej shifrës së Çelsit, e cila ishte ajo që kërkonte Lidsi dhe tani Rafinja është shumë pranë transferim­it në “Stamford Bridge”. Marrëveshj­a me lojtarin nuk është arritur ende, por ajo nuk pritet të jetë një problem. Tani të gjitha energjitë e pronarit të ri Tod Bohli janë të përqendrua­ra për të arritur marrëveshj­en me Mançester Sitin edhe për transferim­in e Rahim Sterlingut, për të cilin kampionët e Anglisë kërkojnë një shifër 5055 milionë paund. Sulmuesi 27vjeçar hyn në vitin e fundit të kontratës në “Etihad”, por për shkak të hapësirave të pakta në skuadrën e Guardiolës ai pritet të largohet gjatë kësaj merkatoje. Çelsi po punon për ta mbyllur

marrëveshj­en brenda kësaj jave. Dy krahët e rinj të sulmit të Tomas Tuhelit pritet t’i kushtojnë amerikanit 105 milionë paund. NEJMAR – Këto ditë është përfolur edhe një transferim i mundshëm i Nejmarit në “Stamford Bridge”, i cili merr edhe bekimin e shokut të tij të kombëtares braziliane,

Tiago Silva. Qendërmbro­jtësi i Çelsit, i pyetur nga qyteti i Resifes, ku ndodhet aktualisht me pushime, tha për mediat braziliane: “Nejmari duhet të shkojë te Çelsi, do të ishte gjëja më e mirë. Ai nuk ka nevojë për mbështetje. Deri tani unë nuk di asgjë, por shpresoj që të vijë”. Presidenti i PSG-SË, Naser Al-khelaifi refuzoi të konfirmont­e nëse sulmuesi do të jetë pjesë e planeve të PSG-SË për sezonin e ardhshëm. “O Ney” ka edhe tri vite kontratë në “Parc des Princes” dhe kjo është një tjetër pjesë që e vështirëso­n situatën. Nëse duhet të vijë te Çelsi, ai duhet të sakrifikoj­ë një pjesë të mirë të rrogës së tij prej 45 milionë eurosh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania