Panorama Sport (Albania)

Presidenti i nderit: Me atë krizë nuk e di kush u jep kredi Hënes presion Barçës: Bën mirë t’ia kursejë ofertat vetes, artistë në borxhe

-

Lufta e Robert Levandovsk­it me klubin e Bajernit të Mynihut vazhdon të marrë çdo ditë dimensione të tjera. Dje tashmë është përfshirë edhe presidenti i nderit të rekordmenë­ve të Gjermanisë, Uli Hënes, i cili gjatë kongresit “Neuland” në qytetin e Ahenit ditën e mërkurë, sulmoi klubin e Barcelonës për mënyrën se si po shfrytëzon këtë pozicion të vështirë mes Bajernit dhe sulmuesit, i cili ka edhe një vit kontratë në Mynih, por është rebeluar dhe ka kërkuar publikisht largimin. Hënes u pyet për ofertën e fundit të katalanasv­e, 40 milionë euro plus bonuset dhe u përgjigj: “Unë nuk di asgjë për një ofertë të re të Barcelonës. Për mënyrën se si gjërat janë në Mynih, Barcelona bën mirë që t’ia kursejë ofertat e tjera vetes. Deklaratat e Bajernit ishin të qarta. Ata thonë se Roberti duhet të përmbushë kontratën e tij”. Pastaj edhe një sulm direkt për klubin

spanjoll, që ka borxhin më të madh në Europë dhe nuk po arrin dot të federojë lojtarët për shkak të bilanceve të kuqe në La Liga: “Me sa duket, ata janë artistë në financa, të cilët pavarësish­t borxhit të thellë që kanë, mund të gjejnë ende një bankë që t’u japë paratë për

të paguar transferim­e kaq të shtrenjta sa ky. Të jem i sinqertë, nuk e imagjinoj dot”. 70vjeçari nuk di të thotë nëse Bajerni do ta refuzojë edhe ofertën e tretë të Barçës dhe nëse do të pranojë apo jo që të ulet në tavolinën e bisedimeve me homologët spanjollë:

“Nuk e vendos unë këtë, por deklarata e Bajernit ishin të qarta. Ato thonë se ai duhet të përmbushë kontratën e tij. Nuk mendoj se ka ndonjë shifër financiare që do të na dobësonte qëndrimin”. Hënes tha më herët në fillim të këtij muaji se Bajerni do të jetë një ekip konkurrues me sulmuesin polak sezonin e ardhshëm dhe ai i qëndron kësaj, edhe pse nuk pranoi që të fliste për sjelljen e futbollist­it gjatë javëve të fundit: “Kjo do t’i hidhte benzinë zjarrit. Bajerni nuk ka komentuar për këtë dhe nuk do ta bëj as unë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania