Panorama Sport (Albania)

Mane driblon Levën: Në Mynih duhet të mësoj të gatuaj

Senegalezi nuk pranon të flasë për situatën e polakut “Po kërkoj ende shtëpi, kuzhinieri nuk pranoi të vinte”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Transferim­i i tij në My nih është lidhur shpesh me emrin e Robert Levandovsk­it, duke aluduar se Bajerni e bleu për të zëvendësua­r pikërisht sulmuesin polak, i cili kërkon të largohet drejt Barcelonës. Por Sadio Mane mundohet të mos bëhet pjesë e kësaj historie. I pyetur për herë të parë në lidhje me situatën e shokut të ri të skuadrës këtë verë, gjatë një interviste për “Sport Bild”, sulmuesi senegalez distancohe­t dhe nuk dëshiron të përfshihet në luftën e hapur mes Levës dhe klubit. 30-vjeçari u mjaftua duke thënë vetëm: “Qartazi, Robert Levandovsk­i është një prej sulmuesve më të mirë në botë, por nuk jam unë njeriu i duhur për të folur për të ardhmen e tij apo të them atë që klubi duhet të bëjë tani”. 33-vjeçari ka edhe një vit kontratë në “Allianz Arena”, ndërsa klubi është i vendosur për të refuzuar ofertat e katalanasv­e, e fundit 40 milionë euro plus bonuset.

KUZHINA - Mane, i cili zbuloi edhe se përpara se të linte Liverpulin u konsultua me ishmesfush­orin e Bajernit në “Anfield”, Tiago Alkantarën, dhe mori mbështetje­n më të mirë që mund të merrte prej spanjollit përpara zgjedhjes së tij, ka vetëm një javë në Mynih dhe tregon se nuk është ambientuar ende. Ai duhet të gjejë një shtëpi, sepse jeton ende në hotel, por thotë se duhet të gjejë edhe një kuzhinier, sepse ai personal që kishte në Liverpul, nuk preferoi të zhvendosej nga Anglia. Dhe nëse nuk do të arrijë të gjejë shefin e duhur, atëherë pranon se do të duhet të mësojë vetë të gatuajë: “Kuzhinieri nuk do të vijë në Mynih. Por fillimisht jam duke kërkuar një shtëpi dhe ndoshta më pas mund të nis të mësoj të gatuaj diçka të shëndetshm­e. Ju mund të pyesni këdo që më njeh: Unë jam një kuzhinier shumë i keq. Kur isha fëmijë, ne djemtë nuk na lejonin që të hynim në kuzhinë. Mua më duhej të ndihmoja në shkollë ose në fermë”.

 ?? ??
 ?? ?? Sadio Mane gjatë stërvitjes së djeshme në Majorka
Sadio Mane gjatë stërvitjes së djeshme në Majorka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania