Panorama Sport (Albania)

Tërbohen te Bajerni, Gnabri kërcënohet me degdisje në tribunë

Sulmuesi s’ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin Bavarezët kanë zgjedhur rrugën e ashpër me të pabindurit

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Te Bajerni i Mynihut duket sikur diçka nuk shkon. Në ndryshim nga ajo çfarë jemi mësuar, fundi i sezonit të kaluar dhe kjo periudhë merkatoje ka qenë tepër e nxehtë. Kjo veçanërish­t në lidhje me kontratat e lojtarëve aktualë të klubit. Disa prej tyre kanë shprehur vullnetin për t’u larguar nga klubi, të tjerë nuk pranojnë të rinovojnë. E natyrisht që një gjë e tillë ka turbulluar jo pak ujërat në Mynih. Një mes rebelëve të Bajernit është Serzh Gnabri. Sulmuesi i kampionëve të Bundesligë­s e ka parë veten në një situatë të ngushtë. Sipas asaj çfarë ka bërë me dije “Kicker”, Bajerni i Mynihut është fare pranë marrjes së një mase ekstreme për lojtarin. Bavarezët e kanë kërcënuar atë për ta çuar në tribunë nëse ai refuzon të rinovojë kontratën me klubin ose

nëse nuk pranon të largohet në merkaton e verës. Gnabri ka prej muajsh në duar një ofertë nga klubi, por deri më tani oferta e bavarezëve nuk e ka bindur sulmuesin për të hedhur firmën mbi kontratë. Nëse Gnabri refuzon të rinovojë, sezoni që nis në gusht do të jetë i fundit për të me Bajernin, teksa kontrata zgjat deri në qershor 2023. Kjo është një situatë aspak e këndshme për Bajernin, i cili në kondita të tilla ka humbur lojtarë kalibri si David Alaba apo Niklas Zyle. Bajerni e vlerëson rreth 55-60 milionë euro sulmuesin. Bajerni aktualisht po pret të mësojë vendimin përfundimt­ar të Gnabrisë përpara se ta nxjerrë në shitje për të mos rrezikuar ta humbasë me parametra zero verën e vitit të ardhshëm. Për momentin sulmuesi ka zgjedhur të qëndrojë në llogoren e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania